Në kuadër të programit Erasmus +, KA107, në datat 18 deri më 22 Tetor 2022, Zv. Rektore e “Albanian Universitety”, Prof. Asoc. Dr. Aida Dama dhe Përgjegjëse e Departamentit të Farmacisë Dr. Shk. Kleva Shpati, zhvilluan një javë trajnimi pranë “Biruni University” në Stamboll.
Ky program #Erasmus+ dhe trajnimi pranë këtij universiteti shërbeu për të fituar njohuri nga praktikat më të mira jashtë vendit, për të zgjeruar rrjetin e bashkëpunimeve akademike, për të shkëmbyer përvoja në zhvillimin e programeve dhe kurrikulave në fushën e Farmacisë, për të zhvilluar projekte të përbashkëta kërkimore shkencore.
Me rëndësi gjatë këtij takimi ishte nënshkrimi i marrëveshjes specifike të bashkëpunimit për zhvillimin e mundshëm të përbashkët të programit të ciklit të tretë doktoratë në shkenca farmaceutike.