Prof. Dr. Kaliopi Naska për kontributin shkencor nderohet me Certifikatë Mirënjohje nga Kuvendi i Shqipërisë.

Në kuadër të  50-vjetorit të themelimit të Akademisë së Shkencave, Kryetarja e Kuvendit, znj. Lindita Nikolla i akordoi Certifikatë Mirënjohje nga Kuvendi i Shqipërisë Prof. Dr. Kaliopi Naska, për kontributin shkencor të dhënë referuar 100-vjetorit të parlamentarizmit shqiptar, një bashkëpunim dhe kontribut, që vijon edhe në kuadër të Marrëveshjes së Bashkëpunimit të Kuvendit me “Albanian University”, si dhe për botimet dhe ekspozitat shkencore kushtuar historisë së parlamentit shqiptar, një kontribut i çmuar i historianes. 

Shefi i kabinetit të Kryetares së Kuvendit, Akademiku, Prof. Dr. Kosta Barjaba ia dorëzoi dhe shprehu vlerësimin e bashkëpunimit në vite.