Tiranë, më 12.11.2024
Vend vakant
Albanian University shpall 1 vend vakant për Personel ndihmës-akademik me karakter administrativ – sekretari mësimore.
Kriteret që duhet të përmbush kandidati:
1. Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të parë (Bachelor);
2. Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup;
3. Të ketë eksperiencë pune në sekretari ose të ngjashme me të;
4. Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office;
5. Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze ose italiane.
Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi në adresën e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al brenda datës 18.11.2024