Vend vakant

Tiranë, më 05.02.2025

Albanian University shpall 1 vend vakant për Personel ndihmës-akademik me karakter administrativ – sekretari mësimore.

Kriteret që duhet të përmbush kandidati:

1. Të ketë përfunduar minimalisht studimet universitare të ciklit të parë (Bachelor);

2. Të ketë aftësi të mira organizative dhe komunikuese të punës në grup;

3. Të ketë eksperiencë pune në sekretari ose të ngjashme me të;

4. Të ketë njohuri të mira të përdorimit të kompjuterit dhe të programit Microsoft Office;

5. Të ketë njohuri të mira në gjuhën angleze ose italiane.

Kandidatët duhet të sjellin CV dhe letër interesi në adresën e-mail: burimenjerezore@albanianuniversity.edu.al brenda datës 14.02.2025