Trajnimi i Stafit Akademik

Përfunduan me sukses një seri trajnimesh që Drejtori i IT në Albanian University, Ermin Lena ndërmorri me stafin akademik dhe atë administrativ në kuadër të sezonit të provimeve që do të mbahen  online konform udhëzimeve të MASR.Këto trajnime i shërbejnë procesit të njohjes më të mirë të platformës Microsoft Teams të cilën po përdor Albanian University në kushtet e kalimit Online të mësimit për shkak të pandemisë së Covid 19.