Thirrje për mobilitet UNISA

Hapet thirrja e dytë për aplikim për mobilitet studentësh në Universitetin e Salernos

Hapet thirrja e dytë për aplikim për mobilitet studentësh në Universitetin e Salernos (http://web.unisa.it/international), për vitin akademik 2018 – 2019, semestri i dytë, në kuadër të projektit Erasmus+ për programet e studimit Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike dhe Teknologji Informacioni të Albanian University.

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara brenda datës 20.12.2018 në e-mailin: di@albanianuniversity.edu.al

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  1. CV
  2. Letër motivimi
  3. Listë notash
  4. Certifikata të gjuhëve të mbrojtura (anglisht ose italisht)*

Ditën e hënë datë 24.12.2018, ora 10.00, do të zhvillohen intervistat me studentët aplikantë.

*Pjesa më e madhe e kurseve zhvillohen në gjuhën italiane. Universiteti i Salernos i jep mundësinë studentëve të zhvillojnë përpara fillimit të semestrit një kurs falas të gjuhës italiane, prej 5 ECTS.