Thirrje për aplikim pë mobilitet të studentëve në Universitetin e Szegedit, Hungari, në kuadër të programit CEEPUS

Në kuadër të rrjetit CIII-BG-0722-10-2122 “Computer Aided Design of Automated Systems for Assembling” të programit CEEPUS (www.ceepus.info), pjesë e të cilit është Departamenti i Inxhinierive në “Albanian University”, studentët e këtij Departamenti janë të ftuar për të aplikuar për eskursion të shkurtër (3 – 5 ditë) pranë Universitetit të Szegedit, Hungari (http://mk.u-szeged.hu/). Dita e fundit e aplikimit është 31.10.2021. Studentët e interesuar janë të lutur të kontaktojnë për më shumë informacion, si dhe për procedurat e aplikimit në emailin: genta.rexha@albanianuniversity.edu.al.