“Sign Grafika ‘21” titullohet eskspozita ndërkombëtare e grafikës artistike e hapur në ambjetet e galerisë “Vilson Kilica”, ku u ekspozuan edhe punimet e studentëve të Departamentit të Dizanjit në Albanian University, krahas shumë emrave më në zë në fushën e artit grafik, vendas dhe të huaj.
Kuratori i i ekspozites, artisti Arben Koliçi, mes shume punimeve të studentëve te Departamentit te Dizajnit, të realizuara nën kujdesin e profesor Shpend Bengu, përzgjodhi tre punime që i përshtateshin tematikës së kësaj ekspozite:
· Hert’ha Pataj, punimin gjilpërë e thatë, me titull “ILLUMINATE”
· Stefania Balla, punimin gjilpërë e thatë, me titull “HOMERI”
· Xheanda Tafa, linoleumgrafi, me titull “FEMINITET”