
Studentët e Departamenteve të Edukimit dhe Anglishtes dhe Psikologjisë së Përgjithshme të “Albanian University” marrin pjesë në kuadrin e veprimtarive kushtuar 50-vjetorit të Kongresit të Drejtshkrimit të Gjuhës Shqipe“në ditën e katërt në “Ditët e drejtshkrimit”, me temë: “Shqipja e njësuar dhe të folmet arbëreshe” organizuar nga Qendra për Hapje dhe Dialog (COD) në Bibliotekën e Kryeministrisë në bashkëpunim me Akademinë e Shkencave të Shqipërisë.
Për këtë temë folën: Akad. Francesko Altimari – gjuhëtar, albanolog, profesor e drejtues i katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Kalabrisë dhe Akad. Matteo Mandalà – studiues, antropolog, profesor e drejtues i katedrës së Albanologjisë në Universitetin e Palermos. Akademikët e shquar trajtuan rëndësinë e shqipes standarde, punën që po bëhet për digjitalizimin e fjalorit të të folmeve arbëreshe si edhe për vështirësitë që hasin në punën e tyre për ruajtjen e pasurive gjuhësore.
Akademikë dhe profesorë , Gjovalin Shkurtaj , Shaban Sinani, Seit Mancaku, Emil Lafe dhe Kaliopi Naska vlerësuan leksionet e akademikëve arbëreshë Francesco Altimari dhe Matteo Manadalà në “Ditët e Drejtshkrimit” në këto ditë të bukura, kushtuar prurjeve shkencore në mbrojtjen e gjuhës shqipe.






