Punimi Monografik “Historia e Kriminalistikës Shqiptare” bëri bashkë në mjediset e “Albanian University” ekspertë të fushës, staf akademikë dhe studentë të Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative, të cilët vlerësuan inisiativën e ndërmarrë nga autori Miltiadh M. Muçi për të dokumentuar evoluimin që ka pësuar shkenca e kriminalistikës në vendin tonë. Dekania e Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Prof.Dr.Kaliopi Naska e cilësoi veprën si një vlerë e çmuar në lëmin studimor të kriminalistikës. Teksa ekspertët Dritan Zotaj dhe Besnik Shehaj e vlerësuan këtë punim monografik si guri i themelimit i cili dëshmon për pasionin e njerëzve që e ngritën dhe po e çojnë përpara këtë shkencë. Ne fjalën e tij, Prof. Asoc. Ervin Karamuço, tha se Shqipëria, në taktikë dhe metodikë është e avancuar në drejtim të shkencës së kriminalistikës, por kërkohet më shumë support ne në investime për të çuar përpara trashëgimin e mirë të krijuar ndër vite. I pyetur nga studentët, autori i veprës, Miltiadh M. Muçi nënvizoi se çdo arritje në fushën e kriminalistikës i takon punës dhe vullnetit të njerëzve të cilit ishin të etur për të ngritur nivelin e tyre profesional në përgjigjie të sfidave të kohës.