“Albanian University”, Fakulteti i Shkencave Shoqërore, për të katërtin vit, mori pjesë në Konferencën e IV Ndërkombëtare Studentore me titull: “Problematika, sfida dhe risi mbi zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies në Shqipëri”.Në këtë konferencë studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore sollën punimet e tyre, të cilat dhe i prezantuan përpara komitetit shkencor, nën vëzhgimin e Dekanes së Fakultetit të Shkencave Shoqërore, Prof. Dr. Kaliopi Naska dhe Drejtueses së Departmentit të Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative, Dr. Doriana Pano. #albanianuniversity#zgjidhau#studentsofalbanianuniversity