Prezantohet libri i juristit Eduard Halimi, themelues i “Halimi Foundation Institute”

Studentët e Departamentit të Shkencave Juridike dhe Shkencave Politiko-Administrative në Bachelor dhe Master u njohën këtë të mërkurë me librin “Të bëhesh një jurist i mirë” me autor Eduard Halimi, me një eksperiencë 25 vjeçare në fushën e jurisprudencës, njëherësh themelues i “Halimi Foundation Institute”.

Dekania e Fakultetit të Shkencave Sociale në “Albanian University”, Prof.Dr. Kaliopi Naska vlerësoi këtë botim jo vetëm nga ana shkencore, por edhe si një udhërrëfyes me vlerë në përgatitjen e brezave të rinj të juristëve.

Në fjalën e tij, z.Halimi theksoi rëndësinë që përfaqëson për çdo student që ka dilema për të ardhmen e tij në jurisprudencë që të profilizohet në një fushë specifike. Ai shtoi se tregu i koorporatave është një mundësi shumë e mirë për këdo që kërkon të ndërtojë një karrierë të konsoliduar dhe të mirëpaguar.
“Libri iu orienton në praktikat e përditshme që një jurist duhet të kryejë” – shpjegoi Eduard Halimi. Vlerësime për librin përcolli edhe pedagogu i Departamentit, Dr.Lulzim Lecaj, i cili e konsideroi botimin
si një udhërrëfyes të mirë për të rinjtë që duan të jenë juristë të suksesshëm.

Në cilësinë e themeluesit të “Halimi Foundation Institute”, z. Halimi përmendi edhe konkursin më të madh të gjyqit simulues që do të zhvillohet në formatin e një show televiziv, me pjesëmarrjen e 17 universiteteve, mes tyre edhe “Albanian University”. Më tej, ishte Koordinatori i këtij projekti, Alban Avdulla, i cili ftoi studentët që të marrin pjesë, jo vetëm për të pasur një eksperiencë që do ju japë një shije të mirë të profesionit, por edhe për t’u promovuar maksimalisht për aftësitë që do të shpalosin.