Albanian University, në fushat e studimit, kërkimit shkencor dhe të zhvillimit ka hartuar dhe ndjek një strategji e cila është në funksion të politikave tërësore të universitetit.
Aktiviteti në lëmin kërkimor shkencor i Albanian University bazohet, organizohet e zhvillohet në zbatim të ligjit Nr.80 / 2015 “Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë’’. Senati i Universitetit harton dhe miraton strategjinë bazë të kërkimit shkencor, strategji që shërben si rrëfyese për të tre Fakultetet e AU. Kjo strategji përçohet në të gjitha departamentet dhe konkretizohet hollësisht në planifikime e zbatime specifike gjatë çdo viti akademik, me realizimin e kërkimit shkencor bazë ose të aplikuar; me studime e projekte për zhvillim si dhe në veprimtari të tjera krijuese sipas objektivave të gjithsecilit, duke mbështetur veprimtarinë e stafit akademik për aftësimin dhe kualifikimin e tij jo vetëm në procesin e mësimdhënies por dhe atë shkencor. Në vijim kërkohet të krijohet një raport i drejtë dhe efektiv midis mësimdhënies dhe kërkimit shkencor; të formohen shprehi të punës dhe të metodave kërkimore shkencore tek studentët, duke i aktivizuar ata deri edhe në përfshirjen e tyre në grupe studimore e projekte që kanë departamentet, fakultetet ose universiteti.
Orientuar nga vizionet dhe politikat e zhvillimit, Albanian University ka një strukturë efektive e cila përbëhet prej Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe departamentet/Fakultetet. Secila prej këtyre organizmave brenda Albanian University vepron, bazuar në detyrat e përcaktuara dhe të miratuara nga Senati i Universitetit.Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor formulon dhe orienton politikat e zhvillimit të veprimtarisë kërkimore-shkencore në vijimësi; bashkërendon dhe koordinon punën kërkimore të fakulteteve dhe të departamenteve, duke respektuar liritë akademike të stafit akademik dhe drejtues; promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit brenda e jashtë vendit nxit pedagogë e drejtues të departamenteve dhe të fakulteteve për punë kërkimore shkencore dhe pjesëmarrjen e tyre, si individë në projekte kombëtare dhe ndërkombëtare në shkallë departamenti, fakulteti, universiteti; ndjek zbatimin e orientimeve, të planeve, të projekteve dhe tematikës e problematikës së miratuar në departamente ; raporton sistematikisht në Senatin e Universitetit dhe merr detyra prej tij.Zyra e Koordinimit të Kërkimit Shkencor kryesohet nën përgjegjësinë e një drejtuesi me gradë ose titull shkencor.
Ajo ushtron një sërë kompetencash funksionale ndër të cilat:
- Harton programin dhe planin e punës për çdo vit akademik ku pasqyrohen drejtimet kryesore të veprimtarisë së saj, të miratuar nga Senati akademik;
- Bashkërendon punën me Zyrën e Zhvillimit të Kurrikulave dhe të njësive të tjera të universitetit;
- Organizon konsulta për tema dhe probleme të rëndësishme që lidhen me politikat dhe vizionet e njësive të universitetit në tërësi;
- Studion dhe paraqet për miratim në Senatin akademik projektë kërkimore dhe mësimore duke mbajtur parasysh standardet bashkëkohore;
- Nxit individualisht pedagogët dhe drejtuesit e njësive bazë për punë kërkimor-shkencore, si dhe nëpër projekte në shkallë universiteti, njësie kryesore apo njësie bazë;
- Bashkërendon dhe koordinon veprimtaritë kërkimore të departamenteve, duke respektuar liritë akademike të personelit akademik;
- Promovon veprimtarinë kërkimore-shkencore të universitetit, brenda dhe jashtë vendit;
- Punon për marrëdhënie dhe projekte të përbashkëta ndëruniversitare me të tjera institucione të arsimit të lartë, institucione kërkimore-shkencore, kulturore dhe ekonomike, publike dhe private, brenda dhe jashtë vendit;
- Kontribuon në përfshirjen e personelit akademik të universitetit në projekte ndëruniversitare apo institucionale;
- Ndjek zbatimin e orientimeve, planeve, projekteve, tematikave dhe problematikave të miratuara nga njësitë bazë;
- Përgjatë dhe në fund të çdo viti akademik, raporton për veprimtarinë kërkimore-shkencore pranë Bordit administrativ dhe Senatit akademik ku dhe kryhen vlerësimet përkatëse.
Pranë Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor është ngritur Komisioni për Kërkimin Shkencor dhe Botimet e Revistës “Optime”, i drejtuar nga Akademik, Prof. Dr. Anesti Kondili.
Komisioni për Kërkimin Shkencor dhe Botimet drejton dhe orienton politikat e veprimtarisë botuese të Albanian University, ku përfshihet dhe revista shkencore “OPTIME”.Departamentet dhe Fakultetet. Departamenti është njësi bazë mësimore-shkencore në Fakultet. Departamenti ka për detyrë të organizojë dhe të administrojë veprimtaritë e mësimdhënies dhe kërkimit shkencor duke respektuar liritë akademike të personelit dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion të tij.
Departamentet e Fakultetit, kryejnë veprimtari kërkimore-shkencore, si dhe marrin pjesë në realizimin e programeve të studimeve të ciklit të dytë dhe të ciklit të tretë.
Departamentet pranë Fakulteteve kanë detyrimin llogaridhënës pranë Dekanit të Fakultetit. Ato hartojnë plane pune, informacione dhe raporte semestrale e vjetore, të cilat depozitohen pranë Dekanit të Fakultetit.Revista shkencore “OPTIME” e Albanian University.
Revista “Optime”, ka dimension ndërkombëtar, e vlerësuar nga institucione ndërkombëtare dhe e regjistruar me numrin serial:ISSN 2220-461X: Titulli i shkurtuar kyç: Optime
E konceptuar si tribunë e mendimit akademik për tema e probleme të teorisë dhe të praktikës akademike, të mësimdhënies e të kërkimit shkencor, revista publikon studimet e kërkimeve shkencore të stafit akademik dhe të bashkëpunëtorëve të jashtëm, hap rubrika për diskutime e debate shkencore për probleme dhe aspekte të ndryshme akademike, kërkimore e shkencore, por edhe të fushave të ndryshme: politike, ekonomike, shoqërore, kulturore etj; pasqyron jetën dhe veprimtaritë kërkimore-shkencore të Albanian University dhe më gjerë; duke ftuar për bashkëpunim punonjës shkencorë të universiteteve të ndryshme, brenda e jashtë vendit; promovon vepra akademike e shkencore, duke zbatuar kriteret dhe standardet shkencore dhe recensuar nga autoritete shkencore.