Pjesëmarrje në “Forumin e Turizmit Religjioz”

Në kuadër të angazhimit të “Albanian University” në infrastrukturën kërkimore Europiane RESILIENCE, përfaqësues të saj, Prof. Kaliopi Naska, Prof. Asoc. Genta Rexha dhe Dr. Laura Shumka ishin të pranishme, ditën e shtunë, datë 05.11.2022, në “Forumin e Turizmit Religjioz”. Ky forum hapi mundësi të shumta bashkëpunimi me struktura qeveritare dhe akademike të angazhuara në shkencat fetare. Këto bashkëpunime do të ndiqen dhe zhvillohen më tej përmes organizimit të aktiviteteve të përbashkëta.