Në vijim të bashkëpunimeve të shumta institucionale, që ka ndërmarë Albanian University, sot u nënshkrua Marrëveshja e Bashkëpunimit midis Arkivit Qendror Shtetëror të Filmit, përfaqësuar nga Drejtoresha Marinela Ndria dhe për Albanian University, Rektori Prof. Dr. Pavllo Kongo. Arkivi Qendror Shtetëror i Filmit është institucion i rëndësisë së veҫantë dhe i vetmi i llojit të tij në Shqipëri që ruan, restauron dhe promovon trashëgiminë filmike shqiptare, gjithashtu është një institucion i rëndësishëm i edukimit artistik në mbarë hapësirën shqiptare që nxit studimin e kinematografisë shqiptare në të gjitha nivelet dhe artet që e përbëjnë atë. Në kuadër të kësaj marrëveshje studentët e Dizajnit dhe jo vetëm, kanë mundësi të bëhen pjesë e trajnimeve për një edukimit të vazhdueshëm profesional në fushën e artit, dizajnit, grafikës dhe komunikimit.