Më 4 Maj 2023, Dr. Fjoralba Zeko, përfaqësuese e Departamentit të Shkencave Juridike dhe Politiko – Administrative në “Albanian University” mori pjesë në një Mobilitet për Mësimdhënie në kuadër të marrëveshjes së shkëmbimit Erasmus+ midis “Albanian University” dhe Universitetit të Salernos, Itali.
Në këtë kuadër, Dr. Zeko mori pjesë në Konferencën e Gjashtë të Klinikës së Ligjit EUVALWEB mbi ‘EU’s Harmonisation of National Criminal Law’, në bashkëpunim me modulin Jean Monnet ‘European Criminal Justice’. Pjesëmarrësit ndanë njohuritë dhe pikëpamjet e tyre mbi këto çështje delikate.