PËR UNIVERSITETIN E KËRKIMIT DHE TË EKSELENCËS

Modernizimi i kombeve kalon nga arsimi dhe cilësia arsimore dhe thellimi në rrugën e dijes vjen përmes kërkimit dhe inovacionit. Për të përkrahur hulumtimet shkencore në plan kombëtar, “Albanian University” nis një projekt mbështetjeje financiare për çdo botim ndërkombëtar të studiuesve shqiptarë, pavarësisht institucioneve kudo ku ata zhvillojnë aktivitetin e tyre.
Duke nisur nga viti akademik 2022-2023, universiteti shpreh gatishmërinë të mbulojë tarifat e botimit ndërkombëtar të artikujve shkencorë të studiuesve shqiptarë në revistat me faktor impakti të çdo specialiteti dhe të afrojë honorare për këto botime.
Një fond i posaçëm do jetë në dispozicion të kërkimit për projekte me interes publik, i hapur për aplikim dhe sponsorizim për pedagogët dhe kërkuesit e “Albanian University” dhe çdo kërkuesi shqiptar jashtë institucionit.
Zhvillimi i arsimit shqiptar mbetet alternativa e vetme e modernizimit kombëtar dhe “Albanian University” synon të jetë në pararojë të këtij ndryshimi, të thellimit të njohurive në çdo fushë dhe fuqizimit të lidhjeve ndërkombëtare të Shqipërisë me elitën akademike globale. Ka ardhur koha për t’i folur botës me njerëzit e zot të çdo fushe, t’i afrojmë rinisë shqiptare në atdhe arsimin e ekslencës globale.

Përgjegjëse e Zyrës së koordinimit të kërkimit shkencor dhe botimeve akademike Dr. Delina Xhafaj