Drejtuesja e Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes në “Albanian University”, Dr.Gilberta Hadaj dhe pedagogia Dr.Esmeralda Strori paraqiten studimet e tyre nē formatin poster në Kuvendin e Madh të Albanologjisë të organizuar nga Akademia e Shkencave të Shqipërisë dhe Akademia e Shkencave të Kosovës, në të cilin u bënë bashkë për tre ditë, 182 studiues shqiptarë dhë të huaj.
Dr.Gilberta Hadaj paraqiti punimin shkencor me temë: “Mbikarakterizimi morfologjik në sistemin emëror të gjuhës shqipe”
Dr.Esmeralda Strori paraqiti punimin me temë: “Terminologjia e informatikës në Gjuhën Shqipe-gjendja e sotme.”