“Albanian University” si Institucion i Arsimit tё Lartё, e bazon veprimtarinë akademike dhe organizative nё Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë, ligjin Nr.80 / 2015 ‘’Për Arsimin e Lartë dhe Kërkimin Shkencor në Institucionet e Arsimit të Lartë në Republikën e Shqipërisë’’ në Statutin e Institucionit si dhe në Rregulloret që miratohen në zbatim të tij.
- Statuti prezanton dhe konstituon strukturat vendimarrёse dhe ekzekutive të universitetit si dhe pёrcakton detyrat dhe pёrgjegjёsitё e çdo njёsie. Statuti pёrshkruan strukturёn akademike dhe administrative tё universitetit dhe vendos marrëdhёniet mes tyre;
- Statuti ka përparësi mbi rregulloren e universitetit, rregulloret e fakulteteve, të programeve tё studimit, si dhe urdhёresat ose dokumentat e tjera qё hartohen nga strukturat e universitetit;
- Senati akademik është organi drejtues kolegjial akademik më i lartë, i cili ushtron të gjitha kompetencat që lidhen me programimin dhe koordinimin e aktiviteteve mësimore dhe të kërkimit shkencor. Senati akademik formulon politikat e zhvillimit të universitetit, bashkërendon, drejton dhe kontrollon veprimtaritë e mësimit e të kërkimit shkencor dhe vlerëson efikasitetin e tyre;
- Rektori është autoriteti drejtues akademik më i lartë. Ai përfaqëson institucionin e arsimit të lartë, duke vepruar në emër dhe për llogari të tij. Ai drejton dhe koordinon tё gjithё veprimtarinё akademike tё universitetit. Nё bashkёpunim me Senatin e Universitetit dhe Bordin Drejtues Administrativ, ai orienton dhe ndёrton politikat e zhvillimit tё institucionit;
- Në Albanian University, sipas strukturës akademike ka tre Zv.Rektorë: Zv. Rektori për Zhvillimin Institucional; Zv. Rektori për Kërkimin Shkencor; Zv. Rektori për Procesin Mësimor-Akademik; Zv. Rektori kryen detyrat sipas fushës që mbulon në institucion të cilat përcaktohen nga Rektori, dhe në mungesë me porosi të tij, nënshkruan aktet përkatëse;
- Bordi administrativ është organi drejtues kolegjial administrativ më i lartë i cili mbikëqyr e kontrollon veprimtaritë e institucionit të arsimit të lartë që lidhen me menaxhimin administrativ, financiar, ekonomik dhe pasuror të universitetit;
- Administratori është autoriteti më i lartë drejtues administrativ. Administratori, sipas specifikimeve të kontratës, kryeson Bordin Administrativ dhe firmos të gjitha vendimet e marra prej tij;
- Fakulteti është njësi kryesore që bashkërendon mësimdhënien, kërkimin shkencor dhe zhvillimin kulturor në fusha mësimore-kërkimore, të përafërta ose të ndërthurura të njësive bazë. Fakulteti ofron programe të studimeve të llojeve dhe niveleve të ndryshme në përfundim të të cilave përfitohet diplomë;
- Dekani është autoriteti drejtues i fakultetit. Ai drejton të gjithë punën mësimore e shkencore në fakultet. Ai harton planin e zhvillimit të fakultetit sipas njësive bazë, miraton planin kalendarik akademik të propozuar nga përgjegjësi i njësisë bazë dhe përmbush të tjera të drejta dhe detyrime të përcaktuara në rregulloren e fakultetit. Ai është përgjegjës për organizimin e programit të studimit sipas standarteve të përcaktuara me ligj, si dhe të gjithë procesin mësimor-kërkimor për realizimin e programit të studimit;
- Në “Albanian University”, sipas strukturës akademike ka dy Zv. Dekanë: Zv. Dekani për Procesin mësimor; Zv. Dekani për Kërkimin Shkencor. Zv. Dekanët mbulojnë fushat e përcaktuara sipas strukturës së universitetit. Zv. Dekani kryen detyrat sipas fushës që mbulon në institucion të cilat përcaktohen nga Dekani, dhe në mungesë me porosi të tij, nënshkruan aktet përkatëse;
- Departamenti është njësi bazë mësimore-kërkimore, që përfshin fusha kërkimi homogjene dhe grupon disiplinat mësimore respektive. Departamenti nxit, bashkërendon dhe administron veprimtaritë e mësimdhënies dhe veprimtaritë kërkimore duke respektuar liritë akademike të personelit akademik dhe të drejtën e tij për të shfrytëzuar burimet materiale dhe financiare në dispozicion;
- Përgjegjësi i njësisë bazë është përgjegjës për të gjithë veprimtarinë e Departamentit, formimin e grupeve mësimore dhe funksionimin e tyre. Përgjegjësi i njësisë bazë ndjek rregullisht dhe sistematikisht zbatimin e programeve të studimeve nga pedagogët, vlerëson programet dhe drejton zhvillimin e tyre në bashkëpunim me Zyrën e Zhvillimit të Kurrikulës. Përgjegjësi i njësisë bazë ndërton planin e plotë të veprimtarive ekstrakurrikulare dhe të inisiativave kërkimore-shkencore, ideon, harton dhe propozon strategjitë e ecurisë dhe zhvillimit të njësisë bazë;
- Këshilli i Etikës ngrihet pranë universitetit dhe diskuton probleme të etikës së jetës universitare, për të cilat i bën propozime Rektorit. Këshilli i Etikës përzgjidhet nga Senati akademik. Këshilli i Etikës kryesohet nga Rektori.
Nё punёn e pёrditshme tё universitetit ka dhe shume hallka tё tjera akademike dhe administrative, tё cilat mundësojnё realizimin e plotё tё tё gjithё veprimtarisё akademike, shkencore dhe intelektuale.
Albanian University ka hartuar Strategjinë e tij për zhvillimin institucional për vitet 2012–2017. Kjo strategji është hartuar me qëllimin për të qenë e pajtueshme me prirjet kryesore të zhvillimit të AL në Evropë dhe në botë, dhe në veçanti, me procesin e Bolonjës. Qëllimi i saj është të përmirësojë Albanian University, në drejtime të ndryshme, në mënyrë që ky Institucion të renditet mes Institucioneve më cilësore të Arsimit të Lartë në Hapësirën Evropiane të Arsimit të Lartë.
Strategjia është në përputhje me Ligjin për Arsimin e Lartë, aktet nënligjore të dala në zbatim të tij, me Strategjinë kombëtare për Arsimin e Lartë, 2008-2013, Statutin dhe Rregulloret e Institucionit. Ajo është fryt i një bashkëpunimi serioz midis bordit administrativ dhe niveleve më të larta akademike.
Në kuadër të startegjisë së zhvillimit Universiteti ka si mision:
- Të krijojë, të zhvillojë, të përhapë, të konsolidojë dhe të mbrojë një bazë të gjerë e të përshtatshme dijesh në shërbim të vendit me anë të mësimdhënies, të kërkimit shkencor si dhe shërbimeve të tjera në shkencat mjekësore, juridike, ekonomike, shoqërore, dhe natyrore në përshtatje me zhvillimet shoqërore dhe ekonomike në vend.
- Të kontribuojë në zhvillimin e shoqërisë dhe promovimin e standardeve të demokracisë nëpërmjet edukimit të studentëve për një jetë qytetare aktive.
- Të kontribuojë në zhvillimin ekonomik të vendit në përgjithësi dhe atij rajonal në veçanti nëpërmjet formimit të një force pune të kualifikuar.
- Të ndihmojë brezat e ri në përmbushjen e aspiratave të tyre për zhvillim.
- Objektivat strategjikë për realizimin e misionit të Universitetit në pesë vitet e ardhshme do të përqëndrohen në drejtimet e mëposhtme:
- Organizimi Institucional
- Mësimdhënia, kurrikulat dhe mësimnxënia;
- Kërkimi shkencor;
- Veprimtaritë shërbyese;
- Marrëdhëniet me jashtë.
Kuadri institucional aktual në Albanian University kërkon t’i përgjigjet zhvillimeve të kohës. Aktualisht Institucioni kontribuon, por do të vazhdojë akoma më shumë të kontribuojë në zhvillimin e vendit në përgjithësi dhe në atë rajonal në veçanti nëpërmjet konsolidimit dhe zhvillimit të vazhdueshëm të kapaciteteve të Institucionit.
Struktura e Albanian University do të pësojë disa ndryshime në kuadër të përmbushjes më të suksesshme të misioneve të Institucionit. Ndryshimet do lidhen me:
- Zgjerimin dhe ofrimin e një shumëllojshmërie programesh studimi në përputhje me nevojat e zhvillimit perspektiv të vendit. Ofrimi i një shumëllojshmërie programesh studimi do të sjellë si rrjedhojë dhe strukturimin e Departamenteve të reja apo konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të departamenteve ekzistuese;
- Përmirësimin e cilësisë së mësimdhënies dhe të përvetësimit të dijeve nëpërmjet zhvillimit të vazhdueshëm të burimeve njerëzore dhe të kulturës së cilësisë;
- Përhapjes në shkallë të gjërë të metodave interaktive të mësimdhënies të cilat e vendosin studentin në qëndër të mësimit;
- Kualifikimin e vazhdueshëm të stafit akademik;
- Zgjerimin e shumëllojshmërisë së veprimtarive institucionale në shërbim të studentëve;
- Zgjerimin e bashkëpunimit me partnerë ndërkombëtarë: si Universiteti i Pizës, Palermos, Itali;
- Konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të zyrave qëndrore administrative si psh. zyra e karrierës koordinimit dhe mbështetjes ndaj studentëve, zyra e marrëdhënieve me jashtë.
- Ngritjen e një qendre me statusin e OJF-ve pranë institucionit e cila merret me aplikimin për projekte të ndryshme dhe menaxhim të tyre pas miratimit. Kjo do të bëjë të mundur një dedikim më të madh fondesh për kërkimin shkencor; – Kualifikimin e stafit të zyrës së sigurimit të brendshëm të cilësisë;
- Konsolidimin dhe zhvillimin e mëtejshëm të zyrës së koordinimit të kërkimit shkencor dhe qendrat kërkimore shkencore në nivel departamenti;
- Lidhur me politikat për studentët e diplomuar dhe lidhjet me botën e biznesit Institucioni do të impenjohet në zgjerimin e zyrës së karrierës e cila është zyra që mban lidhjet me tregun e punës dhe ofron një shërbim tejet të rëndësishëm për studentët e sapodiplomuar;
- Ndërtimin e një Korpusi qëndror, i cili do të jetë një ndërtesë moderne, e pajisur me të gjitha lehtësirat e nevojshme për të bërë të mundur një studim sa më cilësor;
- Themelimin e një Instituti projektimi pranë Fakultetit të Arkitekturës;
- Ngritjen e laboratorëve kërkimore shkencorë në Fakultetet e Farmacisë dhe Stomatologjisë;
- Rritjen e shkallës së mbështetjes të studentëve në nevojë duke zbatuar dhe programe bursash për studentë të kategorive të ndryshme. Zyra e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë;