Njoftim mbi vijimin e vitit akademik

Të dashur studentë,

Senati Akademik i “Albanian University” në detyrim të Urdhrit Nr. 216, datë 01.04.2020 të Ministrisë së Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale “Për mbylljen e institucioneve publike dhe jopublike dhe çerdheve deri në përfundim të epidemisë së shkaktuar nga infeksioni COVID 2019” por edhe të kërkesave tuaja për të përfunduara brenda afateve procesin akademik vendosi:

  1. Procesi i mësimdhënies do të vazhdojë të zhvillohet online në platformat e përzgjedhura nga “Albanian University”;
  2. Sesioni i provimeve të semestrit të dytë do të zhvillohet online;
  3. Procesi i diplomimit do të zhvillohet online për studentët të cilët do të testohen me provim formimi. Për diplomantët që do të mbrojnë temë diplome, prezantimi do të bëhet me prezencë fizike, sipas kalendarit akademik, konform masave të orientuara nga organet shtetërore;
  4. Praktikat dhe laboratorët e pazhvilluara, të cilat ndikojnë në vlerësimin përfundimtar të një lënde do të zhvillohen përpara sesionit të provimeve të vjeshtës;

“Albanian University” është i vëmendshëm ndaj çdo vendimi dhe urdhri të dalë nga organet shtetërore përgjegjëse dhe në rast se do të ketë ndryshime të akteve nënligjore, Senati Akademik do të reflektojë menjëherë. Kjo sepse kemi kërkuar zyrtarisht nga Ministria e Arsimit, Sportit dhe Rinisë dhe nga Këshilli i Ministrave hapjen e institucioneve të arsimit të lartë. 

Mirëkuptojmë secilin prej jush në këto momente të vështira dhe ju sigurojmë se “Albanian University” do të bëjë të pamundurën që çdo orë mësimi dhe praktike të realizohet sipas planit mësimor. 

Në rast të ndryshimeve të pritëshme dhe përmirësimit të situatës, do të jemi të gatshëm të plotësojmë të gjitha orët teorike dhe praktike. 

Ju bëjmë me dije se deri më sot, asnjë institucion arsimor i çdo niveli nuk ka nisur mësimin në klasa apo auditore dhe Urdhri Nr. 104, datë 30.04.2020 i Ministrisë së Arsimit, Sportit dhe Rinisë “Për marrjen e masave për mbylljen e vitit akademik 2019-2020, për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore të shkaktuar nga pandemia e COVID – 19”, shprehet se mësimi në auditore nuk mundet të fillojë përpara datës 23 Qershor. 

Me shpresën që përmirësimi i gjendjes në vendin tonë të jetë sa më i afërt, urojmë të shihem sa më parë në “Albanian University”!