Ndërkombëtarizimi i programit të përbashkët i Stomatologjisë ofruar nga Albanian University me mbështetjen e Universitetit të Ferrarës

Drejtues të Albanian University, Rektori Prof. Pavllo Kongo, Zv. Rektoria Prof. Aida Dama, Dekania e FSHM Prof. Erda Qorri, Investitori AU, i Nderuari Z. Astrit Veliaj dhe drejtues të Universitetit të Ferrarës, Rektorja Prof. Laura Ramaciotti, Dekani i Fakultetit të Stomatologjisë Prof. Luca Lombardo, Drejtuesja e Departamentit te Mjekësisë Translazionale Prof. Paola Secchiero, i deleguari i Rektorit për marrëveshjen midis palëve Prof. Francesco Carinci, Prof. Emeritus Giuseppe Siciliano etj., u takuan për të diskutuar mbi rëndësinë e ndërkombëtarizimit që ofron  programi përbashkët i Stomatologjisë ofruar nga Albanian University me mbështetjen e Universitetit të Ferrarës. Palët u angazhuan për garantimin e cilësisë së këtij programi si dhe për rritjen e investimeve në kërkimin shkencor, shkëmbimeve të stafit dhe studentëve etj.