Leksion i hapur “Projektet europiane: Nga ideja tek implementimi”

Profesor Vittorio Scarano nga Universiteti i Salernos, në vizitë pranë Albanian University në kuadër të programit Erasmus+, solli eksperiencën e tij në aplikimet në projekte europiane dhe më konkretisht në Horizon 2020 me projektin e tij fitues ROUTE TO PA. Ai tregoi sesi dështimet në 10 aplikimet e para, i shërbyen si eksperiencë në aplikimin e suksesshëm për këtë projekt. Çelësi për projekte të suksesshme: Eksperienca, Ideja, Paraqitja e saj dhe Ekipi. Profesori e mbylli prezantimin me shprehjen “Bet on people!” – “Mbështetu tek njerëzit!”