Leksion i Hapur me temë “ Si të punësohesh?” nga Departamenti I Inxhinjerive në “Albanian University”

Prof. Dr. Silvana Vishkurti, lektore me një eksperiencë të gjatë në Komunikimin Inxhinierik prezantoi përpara studentëve të Departamentit të Inxhinierive Bachelor dhe Master sesi duhet të hartohet një CV, një letër motivimi dhe sesi duhet të paraqiten ata në një intervistë pune.

Prof. Dr. Vishkurti u shpjegoi studentëve sesa e rëndësishme është për të gjetur punën që duan, që të mos reshtin kualifikimet dhe specializimet e mëtejshme gjatë karrierës së tyre profesionale.