Finalizohet me sukses Konferenca e dyte shkencore studentore: “Implikimet menaxheriale në modelet e reja të të bërit biznes”.

Për të dytin vit rradhazi, Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike në “Albanian University” në bashkëpunim me Fakultetin homolog të Universitetit “Fan S. Noli” në Korçë zhvilluan konferencën studentore në lëmin e shkencave ekonomike me temë “Implikimet menaxheriale në modelet e reja të të bërit biznes”.

Ky aktivitet shkencor u zhvillua me prani fizike të studentëve në mjediset e “Albanian University” pas një periudhe të aktiviteteve online diktuar nga pandemia,

Dekania e Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike Prof. Assoc. Dr. Manuela Meçe dhe Prof.As.Dr. Eleni Vangjeli, pedagoge e Mikro-Makro Ekonomisë në Fakultetin “Fan S. Noli” Korçë u shprehën për vijueshmëri të ketij bashkepunimi që e vlerësojnë një mundësi të mirë për të gjithë studentët që të këmbejnë ide e studime në fushën e menaxhimit në kontekstin e zhvillimit teknologjik.