Leksion i hapur me prof. Ass. Giovannina Albano
Në kuadër të marrëveshjes së bashkëpunimit me Universitetin e Salernos, programit ERASMUS+2017, në datën 25 shtator 2018, ora 11.00-13.00, në sallën e konferencave në Albanian University, Prof. Asoc. Giovannina Albano do të realizojë leksionin e hapur me temë: “Teknologjia dhe mësimdhënia. Rasti i matematikës”, me studentët e Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes dhe Departamentit të Inxhinierive.