KRITERET E PRANIMIT
(Për programet e ciklit të dytë “Master Profesional” dhe “Master i Shkencave”)
Të gjithë kandidatët, të cilët kërkojnë të ndjekin ciklin e dytë të studimeve në AU, duhet të kryejnë procesin e aplikimit nëpërmjet dorëzimit të dokumentacionit pranë Zyrës përkatëse në AU, sipas afateve dhe procedurave të parashikuara në udhëzimet e MASR.
Aplikimi kryhet nga kandidatët të cilët:
- kanë përfunduar me sukses studimet dhe janë pajisur me diplomë për ciklin e parë të studimeve;
- zotërojnë dokumentacionin ligjor të përfundimit të këtij niveli arsimor;
- nuk rezultojnë të regjistruar në një program tjetër studimi, në IAL-të publike ose jopublike ;
- plotësojnë kriteret e përcaktuara nga AU për programet e studimit për të cilat aplikojnë.
Në fazën e shqyrtimit të kërkesave për të ndjekur një program të ciklit të dytë “Master i Shkencave”, i ndryshëm nga cikli i parë, në çdo rast, vlerësohen pozitivisht rrethanat si më poshtë vijon:
- a) programi i studimit të ciklit të parë që ka ndjekur studenti çon drejtpërsëdrejti në programin e studimit të ciklit të dytë ku studenti kërkon të regjistrohet. Në këto raste studentit i njihet e drejta për t’u regjistruar në programin e zgjedhur;
- b) programi i studimit të ciklit të parë që ka ndjekur studenti ka ngjashmëri jo më pak se 60% me programin bazë që çon drejtpërdrejti në ciklin e dytë. Në këto raste, për programe studimi të afërta të të njëjtit institucion apo programe të njëjta e të afërta të institucioneve të tjera të arsimit të lartë, të cilat konsiderohen të përputhshme e të pranueshme, studentit i njihet e drejta për t’u regjistruar në programin e zgjedhur.
Kandidatët e programeve të ciklit të dytë dorëzojnë dokumentet e mëposhtme:
- diplomën e ciklit të parë të studimeve (fotokopje të njehsuar me origjinalin) ose në rastet e diplomimit jashtë Republikës së Shqipërisë, njehsimin e diplomës së fituar nga ministria përgjegjëse për arsimin e lartë;
- fotokopje e njehsuar me origjinalin e diplomës së Maturës Shtetërore ose dëftesës së pjekurisë, së bashku me certifikatën e notave, ose të një dëftese apo diplome tjetër studimi të fituar jashtë vendit dhe të njehsuar në ministrinë përgjegjëse të arsimit;
- dëshmi të gjuhës së huaj në përputhje me kërkesat e ligjit në fuqi (kriter vetëm për kandidatët e Masterit të Shkencave);
- fotokopje e një dokumenti identifikimi;
- CV të detajuar;
- çdo dëshmi tjetër kualifikimi.