Në kuadër të infrastrukturës kërkimore shkencore RESILIENCE, “Albanian University” në bashkëpunim me Kishën Orthodhokse Autoqefale të Shqipërisë dhe Kolegjin Universitar “LOGOS”, do të organizojë aktivitetin “Krishtërimi Orthodhoks në Shqipëri, në 20 shekuj”.
Aktiviteti do të zhvillohet ditën e Enjte, 15 Dhjetor 2022, ora 12:00, në selinë e “Albanian University” në Rrugën e Kavajës, S. 101.
Të ftuar në këtë aktivitet do të jenë Episkop Asti Bakallbashi, Kisha Orthodhokse Autoqefale e Shqipërisë, dhe Dr. Thoma Shkira, Kolegji Universitar “LOGOS”.
Aktiviteti është pjesë e një seri aktivitetesh që “Albanian University” po organizon me partnerë të ndryshëm, në kuadër të RESILIENCE, me qëllim ndërtimin e urave të bashkëpunimit dhe krijimin e një infrastrukture mbi shkencat fetare si pjesë e RESILIENCE.