Konferenca Studentore Ndëruniversitare me temë : “Sfidat e reja në Psikologjinë dhe Ekonominë moderne”

Kolegji Universitar “Wisdom”, në bashkëpunim me  Universitetin e Tiranës,  Albania University dhe Universitetin Mesdhetar, do të oganizojnë Konferencën Studentore Ndëruniversitare me temë : “Sfidat e reja në Psikologjinë dhe Ekonominë moderne”, në datë, 24 /04 / 2019. ora, 10.00, pranë Kolegjit “Wisdom”  

Organizimi për herë të tretë i Konferencës shkencore studentore tregon angazhimin serioz të Kolegjit Universitar”Wisdom”, për përfshirjen e studentëve në kërimin shkencor, për t’u aftësuar si studjues të mirëfilltë  të problemeve psikologjike dhe ekonomike të së ardhmes.

Studentët  me punimet e tyre kërkimore-shkencore në fushën e shkencave psikologjike dhe ekonomike, prezantuan disa nga sfidat që ka psikologjia dhe ekonomia bashkëkohore  sot në botë dhe në realitetin shqiptar. Studentët nëpërmjet punimeve të tyredo të kontribuojnë  me dije e argumenta shkencorë në funksion të zhvillimit  të këtyre shkencave, duke dhënë një produkt aktual që të jetë një vlerë e shtuar për të ardhmen e shoqërisë shqiptare.

 

Axhenda e Konferencës