Konferenca Shkencore Studentore Kombetare me temë: Rikonceptimi I klasës nga mjedisi fizik në atë online

Sot u arrit realizimi online i  Konferencës Shkencore  Studentore  Kombëtare me temë: Rikonceptimi i klasës nga mjedisi fizik në atë online.

Konferenca ishte një bashkëpunim e Departamentit të Edukimit dhe  Anglishtes ne Albanian University me Fakultetin e Shkencave të Edukimit në Universitetin “Luigj Gurakuqi” Shkodër.

20 artikuj shkencorë u paraqitën në këtë konferencë që u bashkëdrejtua nga dy drejtuesit e departamenteve respektive Dr.Gilberta  Hadaj dhe Dr.Eranda Bilali.

Shume urime studentëve që dëshmuan përkushtim, pasion dhe aftësi të mira kërkimore dhe sollën qasje mjaft interesante në këto punime.