
Fakulteti i Shkencave Shoqërore në Albanian University në bashkëpunim me University College of Teacher Education in Vienna organizuan konferencën e parë shkencore ndërkombëtare me temë “Quality education for all”.
Kjo konferencë bëri bashkë referues dhe pjesëmarrës jo vetëm nga dy universitetet partner, por edhe referues të tjerë ndërkombëtarë. Tematikat e diskutuara sollën në vëmendje rëndësinë e arsimit gjithëpërfshirës si problematikë jo vetëm në vendin tonë por edhe në vende të tjera! Të ftuarit e nderit Thomas Schrei dhe Isabella Benischek të cilët referuan kumtesën e tyre si dhe kontribuan si drejtues panelesh në këtë konferencë shprehën dëshirën që tradita e zhvillimit të konferencave të tilla në fushën e edukimit të vazhdojë edhe në të ardhmen.









