Klubet Studentore

Klubet Studentore e zhvillojnë veprimtarinë e tyre në bashkëpunim me Zyrën e Koordinimit dhe Mbështetjes ndaj Studentëve dhe  kanë si qëllim aktivizimin e studentëve në programe jashtë mësimore me karakter shkencor, profesional, social dhe kulturor.

Disa nga klubet studentore mё tё spikatura pranë Albanian University janё:

FAKULTETI I SHKENCAVE TË APLIKUARA

  • Klubi i Marketingut & Menaxhimit

Krijimi i këtij klubi, synon të nxis aftësitë e studentëve në dy komponentët bazikë të biznesit siç janë : menaxhimi dhe marketingu.

Workshop_e  dhe leksione të hapura me tematika mbi organizatat, kontabilitetin, aftësitë komunikuese, operacionet, financat, sistemet informative të menaxhimit  dhe ndikimin e tyre në ndërmarrjen menaxheriale, iu japin mundësinë studentëve të shprehin talentin dhe aftësitë e tyre në këto degë.

  • Klubi i Artit & Design_it

Klubi i Artit dhe Design_it synon të organizoj studentë të apasionuar të fotografisë, pikturës, arkitekturës në aktivitete që lidhen me ekspozita pikture, fotografie, projekte të studentëve të Web_Designit pranë “Albanian University”. Studentët e anëtarësuar pranë këtij klubi, zhvillojnë diskutime të hapura me të ftuar profesionistë të profesioneve përkatëse.

  • Klubi i Inxhinierive dhe Informatikës 

Klubi i Inxhinierisë dhe Informatikës, synon organizimin e seminareve mbi punët laboratorike të  studentëve me tematika të veçanta të profesionit të tyre. Promovimi i punëve praktike të studentëve  në ndërtimin e softwereve, elektronikës analoge dhe dixhitale,  matjeve elektrike dhe elektronike është në fokusin kryesor të këtij klubi.

FAKULTETI I SHKENCAVE SHOQËRORE

  • Klubi “Shoqëria dhe Ligji”

Misioni i Klubit Studentor “Shoqëria dhe Ligji” është zgjerimi i kulturës juridike, politike, administrative dhe sociale te studentët e “Albanian University”.  

Profesionistë e specialist të profileve të së drejtës private, penale, publike dhe administrative, marrëdhënieve ndërkombëtare, të drejtës ndërkombëtare dhe BE_së , si dhe ekspert të fushës së të drejtës, zhvillojnë trajnime të veçanta me studentët.

Organizimi i seminareve, debateve shkencore, orëve të hapura, mbi interpretimin e jurisprudencës së gjykatave shqiptare dhe ndërkombëtare, synon të edukojë anëtarët e këtij klubi për të bashkëvepruar me profesionistë të fushave përkatëse më pranë profesionit të tyre.

  • Klubi i Psikologëve

Klubi i psikologëve, organizon aktivitete që lidhen me diskutime të hapura të tematikave të ndryshme të problemeve sociale, psikologjisë së zhvillimit dhe psikologjisë klinike si dhe zhvillimin e terapive të grupit dhe role play.

Organizimi i vizitave të ndryshme në institucione si jetimore, shtëpi të moshuarish, qendra rehabilitimi, shkolla, kopshte, synon ndërgjegjësimin e studentëve dhe përfshirjen e tyre në fushata humanitare.

  • Klubi i Mësuesisë dhe Linguistikës

Klubi i Mësuesisë dhe Linguistikës, synon të zhvillojë tek studentët aftësinë e të menduarit dhe të gjykuarit kritik.Zhvillimi i workshop_eve dhe debateve që lidhen me etikën profesionale të mësuesit, psikologjinë dhe menaxhimin e komunikimit, teknikat dhe strategjitë mësimore, synojnë  rritjen e aspektit praktik dhe profesional të studentëve.

FAKULTETI I SHKENCAVE MJEKËSORE

  •  Klubi i Stomatologëve të Rinj

Klubi i stomatologëve, synon të nxisë aftësitë e studentëve në hulumtimin dhe trajtimin e temave të veçanta  që lidhen me të rejat e fundit të profesionit të tyre.

Specialistët e rinj, diskutojnë tematika të veçanta që lidhen me preventimin dhe trajtimin e sëmundjeve dhe çrregullimeve që lidhen me kavitetin oral, regjionin maxilo- facial dhe impaktin e tyre në trupin e njeriut.

  • Klubi i Farmacistëve të Rinj

Klubi i farmacistëve të rinj, krijohet për studentët që kërkojnë të mësojnë më shumë rreth shkencave farmaceutike dhe farmaceutikës praktike.

Zhvillimi i diskutimeve të hapura me profesionist të fushës, mbi tematika që lidhen  me barnat e individualizuara, lëndët natyrore, bioteknologjinë farmaceutike, kiminë farmaceutike, farmakoepidemologjinë, farmacinë radiologjike etj, synon të zgjerojë më tej aftësitë shkencore dhe profesionale të studentëve.

  • Klubi i Infermierisë dhe Fizioterapisë

Klubi i Infermierisë dhe Fizioterapisë krijohet për studentët që kërkojnë të zgjerojnë më shumë njohuritë e tyre në këtë disiplinë të fushës mjekësore.

Zhvillimi i diskutimeve të hapura dhe seminareve që lidhen me menaxhimin e pacientëve, okulistikën, dietologjinë, anestezinë, geriatrinë, pediatrinë, sëmundjet e brendshme etj,  synon të promovoj dhe zgjeroj më tej vizionin e studentëve.