Java e Arkivave te Hapura

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në kuadër të 70 vjetorit të themelimit të këtij institucioni  organizon “Javën e Arkivave te Hapura”. Fakulteti i Shkencave Shoqërore i Albanian University në bashkëpunim me Zyrën e Koordinimit dhe Mbeshtetjes për Studentet ka organizuar një vizitë me studentët që kontribuojnë  në procesin e diçitalizimit të inventarëve , projekt i përbashkët midis dy institucioneve.

Qëllimi i vizitës  njohja më nga afër me proçeset e punës në AQSH,  si vendruajtjen e dokumenteve , sallën e studimit ku iu shpjegua edhe sistemi online se sa lehtë aksesohet, për gjetjen dhe blerjen e dokumenteve online. Më pas studentët vizituan laboratorin e restaurimit ku me interes panë procesin se si restaurohet një dokument etj.