Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Jyväskylä, Finlandë (https://www.jyu.fi/en/study), hapet thirrja për aplikim për shkëmbim të stafit akademik për vitin akademik 2022 – 2023.
Stafet akademike të interesuara në shkencat e natyrës, shkencat e aplikuara dhe fusha të tjera të lidhura me to, mund të dërgojnë aplikimet e tyre gjatë periudhës 20.01 – 30.01.2023.
Midis stafit akademik aplikant do të përzgjidhen 2 staf akademik, të cilët do të zhvillojnë shkëmbim 5 ditor për trajnim në periudhën Prill – Maj 2023 në Universitetin Jyväskylä, Finlandë.
Dokumentat e nevojshme për aplikim janë si mëposhtë:
1. CV,
2. Letër motivimi,
3. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B2),
4. Certifikime të tjera (nëse disponon),
5. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).
Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara në periudhën 20.01 – 30.01.2023 në e-mailin: genta.rexha@albanianuniversity.edu.al