Hapet thirrja për aplikim për shkëmbim studentësh në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Arktik të Norvegjisë

Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin Arktik të Norvegjisë, hapet thirrja për aplikim për shkëmbim studentësh, për vitin akademik 2024 – 2025 për 4 vende te lira për studentë te Albanian University ne kuadër te projektit Erasmus+ mbi Energjitë e rinovueshme.

Studentet e përzgjedhur do te kenë mundësi te ndjekin një semestër (Janar – Qershor 2025) pranë këtij universiteti duke plotësuar 30 ECTS.

1. Kriteret e pranimit:

a. Studente te Masterit Profesional Sisteme te Energjisë ose Masterit Shkencor Inxhinieri Elektronike

b. Mesatare mbi 7

c. Njohja e mire gjuhës angleze

d. Preferohet njohuri baze mbi energjitë e rinovueshme Më shumë detaje për lendet mund të gjenden tek faqja e universitetit, https://en.uit.no/education.

2. Studentët e interesuar mund të aplikojnë duke dërguar dokumentat e nevojshme për aplikim:

a. CV

b. Letër motivimi

c. Listë notash të programit Bachelor të përfunduar

d. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1). Nëse studenti nuk e ka të mbrojtur anglishten do të mundësohet një test nga Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes pranë “Albanian University” për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze

e. Certifikime të tjera

f. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara në periudhën 13/10/2024 në e-mail: j.minga@au.edu.al dhe internationaloffice@albanianuniversity.edu.al