Hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh në Universitetin e Salernos

Në kuadër të programit Erasmus+ me Universitetin e Salernos (http://web.unisa.it/international), hapet thirrja për aplikim për mobilitet studentësh, për vitin akademik 2019 – 2020, për programet e studimit Bachelor në Inxhinieri Kompjuterike, Teknologji Informacioni dhe Inxhinieri Elektronike të Albanian University. Programi parashikon përzgjedhjen e 4 kandidatëve, të cilët do të zhvillojnë semestrin e dytë të v.a. 2019 – 2020 në Universitetin e Salernos.

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  1. CV,
  2. Letër motivimi,
  3. Listë notash,
  4. Certifikata të gjuhëve të mbrojtura (anglisht ose italisht),
  5. Certifikime të tjera.

 

Dokumentat duhet të dërgohen të skanuara brenda datës 16.10.2019 në e-mailin: di@albanianuniversity.edu.al.

 

Studentët, të cilët kalojnë fazën fillestare do të zhvillojnë një intervistë me komisionin e ngritur për përzgjedhjen e kandidatëve.