‘Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të mirë 2019’

Banka e Shqipërisë shpall të hapur konkursin ‘Çmimi i Guvernatorit për Diplomën më të mirë 2019’. Ftojmë të gjithë studentët e Departamentit të Shkencave Ekonomike të diplomuar në periudhën tetor 2018 – shtator 2019 të konkurrojnë me temat e tyre të diplomës. Temat duhet të dorëzohen brenda datës 31 tetor 2019.