APLIKIME PËR PUNËSIM PRANË “MEDICALB WORK AGENCY”

MedicAlb work Agency është agjensia e vetme në Shqipëri, që ofron shërbime punësimi në fushën e shkencave mjekësore.

MedicAlb u themelua për herë të parë në korrik të vitit 2020 dhe ofron mundësi punësimi në klinika mjekësore private duke ndërmjetësuar të gjithë profesionistët e shkencave mjekësore dhe jo vetëm në tregun e punës sipas kërkesave dhe nevojave të punëmarrësve.

Tashmë në database tonë janë përfshirë rreth 500 profesionistë të shkencave mjekësore që janë në kërkim të një pune dhe mbi 1000 kompani mjekësore që në çdo kohë do të sjellin kërkesat e tyre pranë nesh për specifikat e punonjësve që kanë nevojë.

Brenda strukturës tonë do të përfshihet trajnimi dhe aftësimi profesional që do ti bëhet punëmarrësve për të plotesuar të gjitha standartet e nevojshme në punë.

Agjensia jonë çdo ditë e më shumë po shtrihet në tregun mjekësor duke synuar një përzgjedhje të vlerave dhe cilësive më të mira të aplikantëve dhe pas një konsultimi serioz dhe profesional e orientojmë në vendin më të përshtatshëm të ofruar të punës.

Për çdo informacion më të detajuar mund të kontaktoni:

Cel: 0698971066

Email : medicalbwork@gmail.com