Thirrje për aplikim për shkollën verore (2 javore) për studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike.

Në kuadër të bashkëpunimit me Sapienza Universita di Roma (https://www.uniroma1.it/it) hapet thirrja për aplikim për shkollën verore (2 javore), për studentët e Fakultetit të Shkencave Shoqërore dhe Fakultetit të Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike

Studentët e interesuar mund të aplikojnë për shkollën verore (2 javore) duke ndjekur udhëzimet në linkun (https://www.uniroma1.it/it/offerta-formativa/summer-and-winter-school/2024/summer-school-balcani-occidentali-politiche-sociali).

Dokumentat e nevojshme për aplikim:

  1. Formulari i aplikimit,
  2. CV,
  3. Letër motivimi,
  4. Listë notash,
  5. Certifikatë e njohjes së gjuhës angleze (të paktën niveli B1). Nëse studenti nuk e ka të mbrojtur gjuhën angleze, do të mundësohet një test nga Departamenti i Edukimit dhe Anglishtes pranë “Albanian University” për përcaktimin e nivelit të njohjes së gjuhës angleze,
  6. Certifikime të tjera,
  7. Kopje e një dokumenti identiteti (kartë identiteti ose pasaportë).

Aplikimi duhet të kryhet deri më 30 Prill 2024 .

Për më shumë informacion ju lutem drejtohuni pranë zyrave të Albanian University!