Albanian University njofton me dhimbje se u nda nga jeta Profesor Doktor, Skënder Durrësi, themelues i Departamentit të Farmacisë në Albanian University. Profesor Durrësi do të mbetet përjetë në zemrat e gjithe brezave që ai i mësoi me profesionalizëm e urti. Të qoftë I lehtë dheu Profesor!
Prof. Dr. Skender DURRESI
• Pas perfundimit të studimeve universitare për farmaci (1967) ka punuar 2 vjet në Profarma si përgjegjës i repartit të përgatesave për injeksion.
• Në gusht 1969 është emeruar pedagog në degën e Farmacisë të Universitetlt të Tlranës,ku ka ka zhvilluae ligjërata e praktika laboratorlke në disipllnat e teknologjlsë farmaceutike, kimisë toksikologjike e kimisë farmaceutike.
• Ka botuar 18 tekste universitare, e pasuniversitare, 2 monografi, dhe një varg artikujsh shkencore në revistat shkencore të vendit e të huaja, si dhe ka referuar shumë herë në veprlmtarl shkencore brenda e jashtë vendit.
• Ka fituar gradat e titujt shkencore të mëposhtëm: “Kandidat i Shkencave” (1989), “Doktor” (1991), “Docent• (1992) dhe “Profesor” (1994).
• Nga 1983 deri më 1991 ka qënë anëtar i Kolegjlumit të Ministrlsë së Shëndetesisë, kurse nga 1989 deri më 1993 ka qënë zëvendës dekan i Fakultetit të Mjekësisë.
• Që nga viti 1992 derl në vitin 2004 ka qënë kryetar i Shoqatës Farmaceutike Shqiptare, periudhë gjatë së cilës ka organizuar dy konferenca shkencore të farmacisë, me karakter mbarë kombëtar.
• Nga viti 1992 derl në vitin 1999 ka qënë Përgjegjës i Departamentit të Farmacisë pranë Fakultetit të Mjekësisë, të Universitetit të Tiranës.
• Në Dhjetor 1992 është zgjedhur president nderi i Shoqatës Farmaceutike Ndërkombëtare “Donna lnternazionale”, me seli në Padova të ltalisë, kurse më 1994 është zgjedhur anëtar i Shoqatës Shkencore Farmaceutike të Rumanisë. ,
• Ishte ftuar disa herë si këshilltar i përkohshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë (OBSH), ndërkohë që në vitin 1994 është zgjedhur për një periudhë 6 -vjecare (1994-2000) anëtar i Grupit Këshillimor të Ekspertëve të OBSH-së për Farmakopenë Ndërkombëtare dhe Përgatesat Farmaceutike.
• Për një periudhë dyvjecare (1993-1995) ka drejtuar Komisionin e Nomenklaturës së Barnave.
Autor i Kushteve të ndryshme Teknike për një vag përgatesash farmaceutike që kanë gjetur zbatim industrial.
• Gjatë vitit akademik 2005-2006 ka qënë dekan i Fakultetit të Farmacisë dhe Stomatologjisë në Universitetin “Kristal”, kurse nga viti akademik 2006-2007 ka drejtuar Departamentin e Farmacise në Albanian University.
• Që nga viti 1998 ka dhënë ligjerata në Universitetln e Tetovës, kurse që nga 1999 deri në 2008 ka dhënë ligjerata edhe në Universltetin e Prishtinës.
• Ka udhehequr një numër të konsiderueshëm tema diplomash, tema shkencore për master dhe doktoratë, në Shqipëri, Kosovë dhe Maqedoni.
Qëndra Ndërkombëtare e Biografive në Kembrixh e ka shpallur “Njeriu Ndërkombëtar i Vitit për 1998/1999 • dhe “Një nga 2000 evropianët e shquar të shekullit 21″, ndërkohë që lnstituti Amerikan i Biografive e ka shpallur ” Njeriu i vitit 1998″.