“Albanian University” në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Arkivave organizuan aktivitetin“Lloji i Dokumenteve Osmane dhe rëndësia e tyre në studimin e zhvillimeve politike, sociale, fetare dhe ekonomike”

Si pjesë e projektit RESILIENCE, “Albanian University” dhe Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave në një bashkëpunim frytdhënës nën drejtimin e drejtorit të saj, Prof. Asoc. Dr. Ardit Bido, me koordinimin e Prof. Dr. Kaliopi Naska, dhe me pjesëmarrjen e Z. Rezart Mezani, specialist i Periudhës Osmane, realizuan aktivitetin: “Lloji i Dokumenteve Osmane dhe rëndësia e tyre në studimin e zhvillimeve politike, sociale, fetare dhe ekonomike”.

👥 Studentët e “Albanian University” patën mundësinë të përfitonin njohuri të çmuara rreth rolit që këto dokumente luajnë në zbulimin e të dhënave historike të territoreve shqiptare të pushtuara gjatë periudhës Osmane 🌐📜

📖 Aktiviteti shkencor ishte një mundësi fantastike për studentët e “”Albanian University” për tu njohur me historinë e kësaj periudhe dhe me dokumentacionin origjinal historik,  që i krijon mundësi për njohjen e të kaluarës sonë historike  dhe pasurinë dokumentare që ruhet pranë këtij Arkivi Qendror Shtetëror.

Faleminderit të gjithëve që morën pjesë dhe mbetemi në vazhdim të organizimit dhe zhvillimeve  të eventeve të tjera  shkencore në  shërbim të dijes.

#AlbanianUniversity

#RESILIENCE

#DrejtoriaePërgjithshmeArkivave