Albanian University mirëpret Profesor Shemin Sagaria nga Universiteti Arktik i Norvegjisë

Tiranë, prill 2026 — Albanian University mirëpriti Dr. Proc. Shemin Sagaria nga Universiteti Arktik i Norvegjisë, në kuadër të bashkëpunimit akademik ndërkombëtar. Vizita përfshiu takime me stafin akademik dhe studentët mbi mundësitë e mobilitetit Erasmus+, si dhe diskutime të thelluara me Departamentin e Inxhinierive mbi bashkëpunimin kërkimor në fushat e energjisë së rinovueshme, sistemeve të energjisë dhe teknologjive të avancuara.

Albanian University dhe Departamenti i Inxhinierive shprehin mirënjohje ndaj Profesor Sagaria për kontributin e tij të çmuar dhe riafirmojnë angazhimin institucional për zgjerimin e partneriteteve akademike ndërkombëtare me institucionet evropiane.