Leksioni: “The Role of National Systems of EU Affairs Coordination in the Process of EU Accession” – Zhvilluar me Sukses në Albanian University

Në datën 8 prill 2026, Departamenti i Shkencave Juridike dhe Politiko-Administrative në Albanian University, në kuadër të programit Erasmus+ dhe bashkëpunimit ndërinstitucional me National University of Political Studies and Public Administration (SNSPA), organizoi një leksion, i cili ngjalli interes të veçantë si te studentët, ashtu edhe te stafi akademik.

Leksioni u mbajt nga Prof. Asoc. Dr. Todor Arpad, i cili solli një qasje të thelluar dhe bashkëkohore mbi temën: “The Role of National Systems of EU Affairs Coordination in the Process of EU Accession”.

Gjatë leksionit, u trajtuan në mënyrë analitike dhe interaktive mekanizmat institucionalë dhe proceset vendimmarrëse që qëndrojnë në themel të koordinimit të çështjeve të Bashkimit Evropian, duke ofruar një panoramë të qartë mbi mënyrën se si shtetet kandidate përgatiten për integrimin në BE. Studentët u përfshinë aktivisht në debat, duke shtruar pyetje dhe duke ndarë këndvështrimet e tyre mbi sfidat dhe mundësitë që lidhen me procesin e integrimit evropian.

Ky aktivitet përfaqëson një tjetër hap të rëndësishëm në përkushtimin e Albanian University për të ofruar një edukim cilësor dhe të ndërkombëtarizuar, duke fuqizuar studentët me njohuri bashkëkohore dhe duke i përgatitur ata për të qenë profesionistë të denjë të së ardhmes.

Përmes nismave të tilla, Albanian University vijon të ndërtojë ura bashkëpunimi akademik dhe të krijojë mundësi reale zhvillimi për brezin e ri.