Njoftim për shtyp Tiranë, 16 Maj, 2022
582 fjalë
Programi Translacional i Aksesit të RESILIENCE tani i disiponueshëm për Komunitetin e Shkencave Fetare
RESILIENCE, Infrastruktura Europiane e Kërkimit Shkencor për Studime Fetare, është krenare të ofrojë shërbimin e parë të tij për komunitetin e Studimeve Fetare: Programin Translacional të Aksesit (TNA). Përdoruesit e këtij programi do të përfitojnë akses të drejtëpërdrejtë, të shpejtë dhe efektiv në koleksionet e shtatë institucioneve kryesore të kërkimit shkencor dhe universiteve në Europë, nën kujdesin e ekspertëve të fushës.
Aksesi translacional është shërbimi i parë i ofruar nga RESILIENCE për komunitetin e Shkencave Fetare. Përdoruesit e këtij programi do të përfitojnë akses të drejtëpërdrejtë dhe efektiv, si fizik edhe virtual, në koleksionet unike dhe ekspertizën e shtatë institucioneve kryesore kërkimore shkencore dhe universiteteve në Europë. Përveç kësaj, për përdoruesit, qëndrimi në TNA do të thotë akses më i shpejtë në burime, që do të thotë një përdorim më efektiv i kohës së kërkimit. Secili institucion pritës, gjithashtu, ofron një vend për të punuar, ndihmë në kërkimin e koleksioneve fizike dhe dixhitale, siguron këshilla për udhëtimin dhe akomodimin e përshtatur në vend, si dhe përfitime shtesë unike për institucionin. Me rëndësi të veçantë, përdoruesit e TNA do të kenë mundësinë e udhëzimeve nga ekspertë të ofruara nga studiues të vjetër nga institucioni pritës, duke përfshirë mundësi të vlefshme rrjetëzimi në vizitën kërkimore.
Pritësit e TNA
Pritësit aktualë të TNA janë koordinatori i RESILIENCE FSCIRE (IT), KU Leuven (BE), Universiteti Teologjik i Apeldoorn (Hollandë), Universiteti i Sarajevës (Bosnjë Hercegovinë), Akademia Volos për Shkencat Teologjike (Greqi), Universiteti Westfälische Wilhelms Muenster (Gjermani), dhe Universiteti Sofiiski Sveti Kliment Ohridski (Bullgari). Në të ardhmen, institucione të tjera mund të bëhen pritëse të TNA.
Thirrja për aplikime
Thirrja aktuale është e hapur nga 16 Maj në 1 Korrik 2022. Studiuesit në të gjitha nivelet e karrierës mund të aplikojnë për vizita të shkurtra studimi tek institucionet pritëse të zgjedhjes së tyre dhe me kushtin që vizita të zhvillohet gjatë vitit akademik 2022 – 2023. Për thirrjen klikoni në linkun.
Shënim editorial
Rreth RESILIENCE
RESILIENCE është një infrastrukturë kërkimore unike, ndërdisiplinore dhe gjallëruese për të gjitha Studimet Fetare, duke ndërtuar një platformë me performancë të lartë, duke furnizuar me mjete evoluese dhe të dhëna të mëdha (big data) për studiues nga të gjitha disiplinat shkencore, që përshkojnë fetë në larminë e tyre diakronike dhe sinkronike. RESILIENCE së fundmi është përfshirë në Hartën e ESFRI 2021 dhe ka marrë fonde nga Komisioni European për Fazën e tij Përgatitore (2022 – 2026).
ESFRI
ESFRI është Forumi i Strategjisë Europiane për Infrastrukturat e Kërkimit. Ai është një instrument strategjik për të zhvilluar integrimin shkencor të Europës dhe për të forcuar shtrirjen ndërkombëtare. Harta ESFRI është një instrument çelës përmes të cilës, Forumi ESFRI vendos planifikimin strategjik afatgjatë Europian për zhvillimin e Infrastrukturave Kërkimore.
TNA i RESILIENCE për Aplikime
Informacione të detajuara mbi thirrjen e parë të TNA të RESILIENCE mund të gjenden në linkun: https://www.resilience-ri.eu/cfa-tna/
Partnerët e RESILIENCE
- Albanian University UFO (AL)
- Bar-Ilan University (IL)
- École Pratique des Hautes Études (FR)
- Fondazione per le Scienze Religiose (IT)
- Institut für Angewandte Informatik (DE)
- KU Leuven (BE)
- Leibniz Institute of European History (DE)
- Sofiiski Universitet Sveti Kliment Ohridski (BG)
- Theological University of Apeldoorn (NL)
- University of Sarajevo (BIH)
- Uniwersytet Warszawski (PL)
- Volos Academy for Theological Studies (GR)
- Westfälische Wilhelms-Universität Muenster (DE)
Burime
Këtu gjeni logon tonë, imazhe etj.
Personi i Kontaktit për Albanian University
Genta Rexha, Koordinatore e Projektit
Albanian University
Bulevardi “Zogu I”, Tiranë, Shqipëri