Në kuadër të ndërkombëtarizimit, Albanian University merr pjesë në Konferencën e European Teachers Education Network (ETEN) me titull “Human Rights in Education” të organizuar nga Universiteti Kirchliche Pädagogische Hochschule (KPH) në Vjenë.
Pjesëmarrës në konferencë ishin përfaqësues nga 55 universitetet më të mira në Europë dhe më gjerë, anëtarë të rrjetit ETEN.
Punimet e konferencës u fokusuan në nxitjen e gjithëpërshirjes në edukim, të drejtat e njeriut në arsim. Gjithashtu, në kuadër të konferencës u zhvilluan vizita në institucione arsimore të Vjenës.
Gjatë konferencës pedagogët e Albanian University Prof.Asoc.Dr. Aida Dama, Dr. Gilberta Hadaj, Dr. Elona Limaj paraqiten punimin me titull “Barazia Gjinore në sistemin arsimor shqiptar”.
KPH dhe Albanian University kanë një marrëveshje bashkëpunimi në kuadër të programit Erasmus+.