Stafi Akademik i “Albanian University” u bë pjesë e një trajnimi të organizuar nga Njësia e Sigurimit të Brendshëm të Cilësisë, me temë “Roli i Personelit Akademik në Rritjen e Cilësisë së Arsimit të Lartë” me ekspertin e arsimit të lartë Dr. Niko Hyka me një eksperiencë të gjatë në ASCAL, tashmë themelues i një institucioni dedikuar cilësisë së arsimit.
Zv.Rektorja e Albanian University, As.Prof.Dr. Aida Dama e vlerësoi këtë trajnim si një nga përpjekjet që institucioni ndërmerr me qëllim rritjen e rolit të personelit akademik në performimin e standardeve të cilësisë së institucionit dhe vlerësoi frymën e bashkëpunimit të stafit akademik për të arritur vlerësimet më të larta institucionale në këtë drejtim.
Dr. Niko Hyka theksoi gjatë trajnimit se matja e cilësisë është një proces që nuk pushon asnjëherë përmes instrumentave të kontrollit. Për këtë është me rëndësi që çdo veprimtari që institucioni kryhet të jetë e matshme për të identifikuar se cilët janë individët që janë më produktiv.