Në ditën Kombëtare të Drejtësisë, që përkujton 10 majin e 1913- datë kur legjislacioni Shqiptar njeh aktin e parë juridik të Qeverisë së Vlorës, Kanunin e Zhurisë, studentë dhe profesorë të Albanian University patën kënaqësinë të ndiqnin njē leksion të hapur të Prof. Dr. Irakli Kocollari mbi historikun e legjislacionit shqiptar nga Iliria e deri në miratimin e këtij Kanuni, në një aktivitet të organizuar nga Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisë dhe Albanian University, departamenti i shkencave juridike.
Rektorja e AU-së Prof. Dr. Kaliopi Naska shprehu në fillim të aktivitetit mirënjohjen për gadishmërine që Akademia e Shkencave të Republikës së Shqipërisē tregon për të bashkēpunuar me AU-në nëpërmjet lektorëve si profesor Kocollari e përfshirjen së stafit akademik të AU- së në projektet e saj.
PhD. Ismail Tafani, drejtues i Departamentit të Shkencave Juridikr në AU tha se:” ky leksion na ndihmon të hapemi drejt së ardhmes duke u mbështetur tek një traditë juridike e gjallë e cila mbart vlera, të cilat fatkeqësisht nuk njihen sa ç’duhet”.
Në lektrimin e tij profesor Kocollari ofroi një historik mbështetur në burimet arkivore dhe kërkimet e studiesve që kanë kontribuar për nxjerrjen në pah të tē dhënave historike mbi shqiptarët si Milan Shuflai e Lucia Nadin.
Panorama e tij mbi legjislacionin shqiptar filloi që nga koha kur ilirët sundonin të pavarur mbi këto territore duke vazhduar edhe me impaktin që Perandoria Romake e më pas ajo bizantine patën në konsolidimin e vlerave të dokumentave juridikë që ato gjetën nē këto territore.
Ai u ndal më tej në autenticitetin e korpuseve ligjore nga ilirët tek periudha e Ali Pashë Tepelenës duke u fokusuar nē ato elementë qē përbëjnë vecanësinë e këtij korpusi si: Statuti i Shkodrës, Statuti i Drishtit si edhe statute të tjera të kohës duke vazhduar me akte tē Perandorisë Osmane duke prekur në vecanti normat juridike kombëtare dhe ndërkombëtare të Ali Pashës Tepelenës.