Albanian University” dhe Universiteti i Tiranës ishin dy partnerët universitarë të organizimit të Konferencës Shkencore Ndërkombëtare online me rastin e 101 vjetorit
të Miratimit të Rregullores së Parë të Kuvendit të Shqipërisë së bashku me Kuvendin e Shqipërisë, OSBE-në, SPPOICA, ICHRPI. Rektorja e “AU”, Prof.Dr. Kaliopi Naska paraqiti një vështrim historik mbi rregulloret e Parlamentit Shqiptar në 101 vjetorin e daljes së rregullorës së parë, hulumtim i kryer së bashku me studentë të “Albanian University”. Rezultat i këtij studimi është edhe një ekspozitë, e cila është parashikuar të hapet në shtator 2021 me nisjen e sesiot të parë të Legjislaturë së Re, bashkë me botimin e katalogut kushtuar rregullores.