Prof. Dr. Pavllo Kongo Rektor Profesor Doktor Pavllo Kongo iu bashkua në vitin 1963-1966, si “Mjek-Stomatolog” Poliklinikës Dentare, Tiranë, ndërsa në vitin 1966, u emërua pedagog pranë Katedrës së Terapisë Stomatologjike. Fillimisht u aktivizua si Asistent/Profesor e më pas si lektor në lëndën: “Terapia stomatologjike e fëmijëve”. Profesor Kongo ka kryer studimet e larta pranë Fakultetit të Stomatologjisë në Sofje, Bullgari, studime që i mbylli në Fakultetin e Mjekësisë, dega Stomatologji me rezultate mjaft të mira. Në vitin 1984 fitoi titullin “Docent”, ndërsa në vitin 1994, titullin ”Profesor”. Profesor Kongo është anëtar i Kryesisë së Shoqatës Ballkanike të Stomatologëve, qysh nga themelimi i saj në 2003. Ai ishte një ndër organizatorët e Kongresit të VIII-të e Stomatologëve të Ballkanit dhe President i Komitetit Organizator. |
Prof.Asoc.Dr. Aida Dama Zv.Rektore për proçesin mësimor Prof. Asoc. Dr. Aida Dama në vitin 2008 ka përfunduar studimet universitare në Fakultetin e Farmacisë, pranë Universitetit të Studimeve Firenze, Itali. Në vitin 2012, pranë këtij universiteti, ka mbrojtur doktoratën duke përfituar titullin Ph.D. (“Doktor i Shkencave”), pranë Departamentit të Mjekësisë Eksperimentale dhe Klinike, Universitetit të Studimeve Firenze, Itali. Në vitin 2012 Prof. Asoc. Dr. Aida Dama është angazhuar pranë Albanian University (AU), si pedagoge e brendshme pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore si dhe Koordinatore e Zyrës së Doktoraturave. Në vitin 2013 e në vazhdim është angazhuar si Drejtuese e Departamentit të Farmacisë pranë këtij universiteti dhe në fillim të vitit akademik 2016-2017 emërohet Zv. Rektore për procesin mësimor pranë AU. Prof. Asoc.Dr Aida Dama ka pasur një aktivitet të ngjeshur pedagogjik dhe kërkimor shkencor. Është nismëtare dhe organizatore e mjaft aktiviteteve shkencore bashkëpunuese me universitete dhe pedagogë vendas dhe të huaj në fushën e shkencave mjekësore si dhe autore e mjaft artikujve shkencor të botuar në revista kombëtare e ndërkombëtare. Prof.Asoc.Dr Erda Qorri Dekane e Fakultetit të Shkencave Mjekësore Erda Qorri në 1997 përfundon gjimnazin e përgjithshëm “Dhaskal Todhri” Elbasan dhe falë rezultateve të larta i ofrohet një bursë studimi për stomatologji në Universitetin “Carol Davila”,në Bukuresht të Rumanisë. Erda në vitin 2004 mbaron studimet e larta me mesatare 9.89 dhe fiton konkursin e Specializimit në të njëjtin universitet për Kirurgjinë dentoalveolare (orale). Me përfundimin e specializimit në 2007, ajo konkuron dhe fiton pranë Katedrës së Periodontologjisë në programin e ciklit të tretë doktoratë, Doktoraturën me temë “Retraksioni gingival. Forma klinike dhe mënyra trajtimi”. Punimi shkencor inovativ vlerësohet nga katedra e periodontologjisë së universitetit “Carol Davila” dhe publikohet në 2015 si pjesë e traktatit të periodontologjisë së katedrês, duke e bërë Erdën pjesë të historikut të këtij universiteti, por edhe krenarinë e të gjithë komunitetit të studentëve shqiptarë të cilët studiojnë në këtë universitet. Në 2009 ajo angazhohet pranë universitetit privat “Albanian University” dhe Poliklinikën Dentare UFO duke treguar aftësi jo vetëm profesionale por dhe me një kontribut të rëndësishëm në kërkimin shkencor. Ajo shumë shpejt bëhet drejtuese klinikës stomatologjike universitare ( viti 2013) por dhe ngarkohet nga instancat drejtuese të universitetit në vitin 2014 për Koordinimin e shkollës së Specializimeve Afatgajta të Stomatologjisë me 4 programet e veta, Kirurugji Orale, Kirurgji oromaksillo faciale, Implantologji dhe Ortognatodonci. Falë bashkëpunimeve me universitete partenere të huaja po në të njëjtin vit Erda organizon në shqipëri konferencën e XI Ndërkombëtare të specialieteteve të stomatologjisë “ The state of the art in modern dentistry” në bashkëpunim me shoqata dhe universitete të huaja, ku marrin pjesë relatorë të njohur nga e gjithë bota duke sjellë kështu për herë të parë në vend një përvojë ndërkombëtare në fushën e implantologjisë dhe kirurgjisë orale. Në këtë event ajo zgjidhet si përfaqsuese e Shqipërisë në këtë shoqatë dhe në 2017 e në vazhdim mban rolin e sekretarit të përgjithshëm të “SENAME”. Si Drejtuese mjekësore e Klinikës Stomatologjike Universitare “Çerçiz Mingomataj” në Albanian Në 2021 Erda është profesore asociur dhe ka një kontribut të vyer në mësimdhënie. Lektore prej 11 vitesh në univeristetet shqiptare dhe lektore e ftuar në universitetin Federico II të Napolit në ciklin e specializimeve të Kirurgjisë Orale dhe pedagoge e jashtme në ciklin e Tretë Doktoratura në fushën e Farmacisë,” Dottorato di ricerca in nutraceuticals functional foods and human health” dhe “Dottorato in scienze del farmaco”. Ajo gjithashtu është profesore e jashtme e univeristetit “ La Sapienza” në Itali, në Masterin e nivelit II në “Tecniche avanzate in chirurgia orale e rigenerativa”. Erda është gjithahstu fituese e projekteve ndërkombëtare, në programet CENTRAL EUROPEAN INITIATIVE (CEI) si koordinatore projekti por edhe si partenere në projekte TWINNING. Prof. Asoc. Dr. Jordan Daci Është profesor, studiues dhe profesionist në fushën e të drejtës me një përvojë mbi 20 vjeçare, si dhe në fushën e arsimit të lartë, administratës publike, pushtetit gjyqësor, profesioneve të lira, reforma ligjore të fushave të ndryshme, etj. Është autor i teksit universitar për lëndën e të Drejtave të Njeriut në Shqipëri dhe që përdoret edhe në disa institucione në Kosovë, i një monografie në fushën e të drejtës kushtetuese, autor i rreth 38 kumtesave dhe 36 punimeve shkencore të botuara në Shqipëri dhe në revista të disa nga universiteteve më të njohura në botë. Krahas botimeve, Prof. Daci është autor i mbi 120 projektligjeve, akteve te tjera dhe dokumenteve të rëndësishme të miratuara në Shqipëri dhe Kosovë, si dhe autorë e bashkautor i disa raporteve ndërkombëtare mbi pushtetin gjyqësor në Shqipëri, drejtësisë penale në Shqipëri, Ballkan etj.
Prof. Daci ushtron profesionin e avokatit para gjithë gjykatave të RSH, përfshi Gjykatën Evropiane të Drejtave të Njeriut dhe në gjykatat e arbitrazhit dhe në disa gjykata të huaja. Në përvojën e tij, ka arritur të përfaqësojë çështje tepër të rëndësishme para Gjykatës Kushtetuese dhe Gjykatën e Lartë të cilat kanë sjellë ndryshime në praktikat gjyqësore, si dhe ka përfaqësuar me sukses çështje me ndjeshmëri të madhe për publikun.
Në kuadër të aktivitetit profesional, midis të tjerash ka punuar si këshilltar, ekspert, ekspert konstitucionalist, raportues, vlerësues dhe koordinator për organizata ndërkombëtare si OSBE-ODIHR, Amerikan Bar Association, Rule of Law Initiative (ABAROLI,) Balkan Rule of Law Network, UNDP Kosovo, për qeverinë e Shqipërisë dhe Qeverinë e Kosovës, për Kuvendin e Shqipërisë etj. Po ashtu, ka mbajtur pozicione akademike si përgjegjës departamenti, dekan, zv. Rektor për disa universitete në Shqipëri dhe Kosovë.
Prof. Daci, ka njohuri të thelluara profesionale dhe akademike në fushën e të Drejtave të Njeriut, të Drejtës Kushtetuese, të Drejtës Fiskale, Procedurë Penale, të Drejtës Ndërkombëtare, demokratizimit, negocimit, njohuri të thelluara analitike, mësimdhënie dhe trajnim, shkrim ligjor dhe shkrim akademik etj. Aftësi dhe njohuri të thelluara në teknologjinë e informacionit dhe në hartimin dhe zbatimin e projekteve të ndryshme kërkimore dhe të tjera në fushën e drejtësisë dhe fushat e tjera shoqërore.
Prof. Daci, është mbajtës i titullit akademik “Profesor i Asociuar” në Drejtësi, nga Universiteti i Tiranës, i gradës shkencore “Doktor i Shkencave në të Drejtën Publike” nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës, i gradës shkencore “Master i Shkencave për Demokracinë dhe të Drejtat e Njeriut nga Universiteti i Bolonjës dhe Universiteti i Sarajevës, i diplomës me titullin “Jurist” nga programi 4 vjeçar i studimit nga Fakulteti i Drejtësisë i Universitetit të Tiranës dhe shumë dëshmive të kualifikimit afatshkurtër dhe afatgjatë, si dhe i programeve të studimit jo pasuniversitar pa diploma (non degree) duke përfshirë një kurs studimi pasuniversitar (pa diplomë) mbi çështjes gjinore dhe gratë. Prof. Daci, zotëron njohuri të gjuhës shqipe si gjuhë amtare, si dhe njohuri të shkëlqyera profesionale të gjuhës Angleze dhe Italiane, njohuri të kufizuara profesionale të gjuhës Turke, si dhe njohuri bazë të gjuhës Serbo Kroate.
Prof. Daci aktualisht është i angazhuar si ekspert për Qeverinë e Kosovës për hartimin e kornizës kombëtare të treguesve të drejtave të njeriut, si dhe ekspert konstitucionalist për ndryshimet kushtetuese në shqyrtim për Kuvendin e RSH, profesor i lëndës të Procedurës Penale në Shkollën Kombëtare të Avokatisë, si dhe anëtar i Panelit Këshillues Ligjor i organizatës ndërkombëtare Fair Trials. Dr.Shk.Med. Nilena Eriksen Drejtuese e Departamentit të Stomatologjisë Dr. Shk. Med. Nilena Eriksen (Nasi) është diplomuar në Fakultetin e Mjekësisë dhe Farmacisë të Universitetit të Mjekësisë Dentare “Carol Davila”, Bukuresht në 2001. Në vitin 2005, pas finalizimit të studimeve pasuniversitare, merr titullin Mjeke Specialiste në Stomatologji e Përgjithshme, ndërsa në vitin 2007 merr titullin Doktor i Shkencave Mjekësore, pranë Katedrës së Pedodontisë, të Fakultetit të Mjekësisë Dentare, Universiteti i Mjekësisë dhe Farmacisë “Carol Davila”, Bukuresht, ku mbron temën e doktoraturës me titull: “Kontribute në tablonë klinike dhe trajtimin e kariesit të komplikuar në nivelin e molarëve të përkohshëm”. Në periudhën 2008-2010, ajo është angazhuar si pedagoge e jashtme, pranë Fakultetit të Shkencave Mjekësore të Albanian University, për t’u rikthyer në 2013-ën e në vazhdim si pedagoge e brendshme dhe lektore për lëndët e Dentistrisë Pediatrike dhe Nutricionit. Nga viti 2018, mban detyrën e Përgjegjëses së Departamentit të Stomatologjisë, të Fakultetit të Shkencave Mjekësore, të Albanian University. Dr. Shk. Med. Nilena Eriksen është autore e dy botimeve në rumanisht, si dhe bashkëautore në artikuj të ndryshëm shkencorë, të botuar brenda dhe jashtë vendit. Njëkohësisht ka marrë pjesë dhe në një sërë Konferencash Shkencore Stomatologjike Kombëtare. Prof. Asoc. Dr. Kleva Shpati Përgjegjës i Departamentit të Farmacisë Dr. Kleva Shpati ka përfunduar studimet në Universitetin e Tiranës, Fakulteti i Mjekësisë, dega Farmaci. Në vitin 2003 pranë Fakultetit te Mjekësisë përfundon shkollën pasuniversitare në Shkencat Farmaceutike dhe në vitin 2013 fiton gradën shkencore “Doktor” në po këtë Universitet me punimin me temë: “Aspekte biofarmaceutike të përdorimit të statinave në vendin tonë”. Në vitin 2007, Dr. Kleva Shpati përfundon Masterin “Insitute Francais de Gestion” të Universitetit te Bordeaux-së në bashkëpunim me Universitetin Politeknik te Tiranës. Gjithashtu, që nga viti 2007, Dr. Kleva Shpati angazhohet si pedagoge me kohë të plotë pranë Departamentit të Farmacisë, Albanian University, dhe nga muaj mars i vitit 2018 dhe sot ka detyrën e Përgjegjësit të Departamentit të Farmacisë. Dr. Kleva Shpati është autore e disa botimeve të artikujve shkencorë dhe pjesëmarrëse në konferenca kombëtare dhe ndërkombëtare, bashkëautore në librin për studentët e shkencave mjekësore dhe farmaceutike “Biofarmacia dhe Farmakokientika”. Dr. Joana Minga Përgjegjëse e Departamentit të Inxhinierive Dr. Joana Minga ka mbaruar studimet e larta në vitin 2013 në Inxhinieri Elektronike, pranë Universitetit të Pavias në Itali. Pas një periudhe si kërkuese shkencore tek Universiteti i Pavias në lidhje me zhvillimin e një ambienti testimi për Monolithic Active Pixel Sensors angazhohet për tre vjet si një inxhinier suporti për shitjet në ALBtelecom, duke punuar në projekte për përmirësimin e lidhjeve të internetit për shkolla dhe implementimin e zgjidhjeve të avancuara të telekomunikacionit për bizneset. Nga 2018 deri tek 2020 ka punuar si asistent lektor pranë Universitetit Politeknik të Tiranës. Në Qershor të 2023 ka mbrojtur titullin Doktor i Shkencave në “Inxhinieri Elektronike, Informatike dhe Elektrike”. Si studente doktorature dhe bashkëpunëtore kërkimore në Institutin Kombëtar Italian të Fizikës Nukleare (INFN), ka luajtur një rol kyç në projektin ASAP, duke zhvilluar një kartë elektronike për një sensor CMOS SPAD. Ky inovacion rezultoi në një sondë për dedektim radiacioni me bateri që transmeton pa tel. Prej Tetorit 2023 është lektore dhe përgjegjëse e departamentit të Inxhinierive të “Albanian University”. Dr. Arbjola Halimi Përgjegjëse e Departamentit të Psikologjisë së Përgjithshme Pedagoge e Psikologjisë nga viti 2004 me një përvojë kryesisht akademike në disiplina si Psikopatologji, Psikoterapi, Psikologji Klinike, Testim dhe Vlerësim Psikologjik Klinik, Terapi familjare. Anëtare e një sërë komisionesh ad-hoc dhe komisionesh të qëndrueshme të vlerësimit institucional në universitet. Autore e disa botimeve dhe artikujve shkencor në fushën e psikologjisë. Prej viti 2016 mban gradën “Doktor i Shkencave” në Psikologji. Në vitet 2006-2008 ka kryer studimet pasuniversitare në “Këshillim Psikologjik”. Në vitet 2000-2004 ka kryer studimet universitare në Universitetin e Tiranës, në degën e Psikologjisë me titullin “Psikolog Kliniçist”. Dr. Gilberta Hadaj Përgjegjëse e Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes Dr. Gilberta Hadaj është diplomuar për Gjuhë – Letërsi, Master i Shkencave në “Gjuhësi e sotme”, si dhe ka përfunduar studimet doktorale në fushën e Gjuhësisë, Fakulteti i Historisë dhe i Filologjisë, Universiteti i Tiranës, shtator 2017. Nga viti 2012 e në vazhdim është e angazhuar si pedagoge e brendshme për lëndën e Gjuhës shqipe, pranë Departamentit të Edukimit dhe Anglishtes, Albanian University. Dr. Gilberta Hadaj ka marrë pjesë si autore dhe bashkëautore në mjaft konferenca, seminare dhe aktivitete të tjera shkencore kombëtare dhe ndërkombëtare. Është bashkëpunëtore në projekte ndërkombëtare si dhe autore e shumë artikujve të botuar në revista shkencore brenda dhe jashtë vendit. Dr. Gilberta Hadaj ka në proces botimi pranë Akademisë së Shkencave monografinë me titull “Ndikime në fjalëformat e shqipes”. Prof.Asoc.Dr. Valbona Loshi Drejtuese e Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike Znj. Valbona Loshi Softa ka një eksperiencë si lektore në arsimin e lartë publik dhe jopublik prej dy dekadash, (2003-2024). Është diplomuar në gjuhën angleze në vitin 2003, Fakulteti i Gjuhëve të Huaja, UT. Më pas ka ndjekur studimet e ciklit të dytë MND në profilin “Edukim-Pedagogji”, (2009-2011), si dhe ka kryer shkollën doktorale në fushën: “Kërkime në Edukim” pranë Fakultetit të Shkencave Sociale, Universiteti i Tiranës, (2011-2013), ku ka marë gradën shkencore Doktor i Shkencave (2016). Znj. Loshi ka marë titullin shkencor “Profesor i Asociuarˮ në Shtator, 2023. Përsa i përket angazhimit profesional, ka qenë e punësuar në Universitetin e Tiranës me kohë të kufizuar si titullare e lëndëve: “Gjuhë angleze”, “Vlerësimi në Arsimˮ, “Psikologji Edukimi”, (2003-2017). Znj.Loshi ka ushtruar detyra drejtuese në strukturat e kërkimit shkencor në institucionin jopublik të arsimit të lartë Kolegji Universitar `Wisdom`, ku ishte e angazhuar si pedagoge me kohë të plotë dhe njëkohësisht anëtare e Senatit Akdemik (2009-2023). Përsa i përket profilit akademik dhe shkencor ka qenë Anëtare e Bordit Editioral të revistave shkencore periodike, si dhe Komiteteve Organizative dhe Shkencore të Konferencave kombëtare dhe ndërkombëtare. Prej vitit 2019 ajo është eksperte e jashtme pranë Agjensisë së Sigurimit të Cilësisë në Arsimin e Lartë (ASCAL). Aktualisht, Prof.Asoc. Valbona Loshi Softa është është drejtuese e Zyrës së Koordinimit të Kërkimit Shkencor dhe Botimeve Akademike në “Albanian University”, si edhe personel akademik pranë departamentit të Edukimit dhe Anglishtes, ku është titullare e lëndëve: Menaxhimi i klasës’ dhe “Vlerësim” në programet e studimit: Bachelor në “Mësuesi në Arsimin Fillor” dhe “Mësuesi për Arsimin Parashkollor”. Dr. Fatmira Kola Pedagoge në Departamentin e Shkencave Ekonomike Znj. Fatmira Kola është Doktore e Shkencave në “Financë dhe Bankë” nga Universiteti i Romës “Tor Vergata”. Tema e saj e Doktoraturës është vlerësuar me rëndësi të lartë Shkencore. Ajo ka përfunduar Masterin Shkencor në “Ndermjetësit Financiar, Financë Ndërkombëtare dhe Menaxhim Risku” në Universitetin e Romës “La Sapienza” me rezultatin maksimal 110/110. Në të njëjtin Universitet përfundoi edhe studimet Bachelor në “Bankat, Sigurimet dhe Tregjet Financiare”. Nga 2012 është e angazhuar si Pedagoge në profilin Bankë dhe Financë prane Albanian University, ku është angazhuar dhe si Anëtare e Grupit të Vlerësimit të cilësisë në nivel bazë dhe dhe Kryetare e Grupit të Vlersimit të brëndshëm. Nga viti 2012 Znj. Kola është Anëtare e Komitetit Shkencor dhe pjesë e Reviewing Committee në International Scientific Conferences on Economic and Social Development. Znj. Kola ka nje experience prej 6 vitesh në sektorin bankar, veçanërsisht në menaxhimin e riskut. Prej 2018 është angazhuar pranë ASPA si hartuese e kurrikulave dhe trajnuese. Ka marrë pjesë në konferenca dhe trajnime në Shqipëri, Itali, Kosovë, Maqedonine e Veriut, Slloveni, Francë, Luxembourg, Cipro dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Ajo është autore dhe bashkëautore e shumë publikimeve në revista shkencore dhe konferenca me faktor impakti. Disa nga studimet e saj janë prezantuar në Bankën e Shqipërisë, Bankën Qendrore të Maqedonisë, Bankës Qendrore Europiane, Bankës Europiane të Investimeve, London School of Economics and Political Science dhe Universitete të tjera vendase dhe të huaja. Fatmira është çertifikuar edhe si trajnuese e Softwareve Alpha dhe njohëse shumë e mirë e Stata Software. Znj. Kola flet Anglisht, Italisht dhe Frengjisht. |
---|