RESILIENCE

Njoftim                                                                               Tiranë, 16 Dhjetor 2019 

Ndërtimi i një Përgjigje Evropiane ndaj Sfidave të Diversitetit Fetar 

Nisja e projektit të financuar nga Horizon 2020 RESILIENCE në Shtator 2019 shënoi një hap të rëndësishëm drejt një Infrastrukture Kërkimore Evropiane të qëndrueshme mbi Studimet Fetare. Dymbëdhjetë institucione akademike nga dhjetë vende kanë bashkuar forcat për të ndërmarrë këtë projekt dy-vjeçar me qëllimin përfundimtar të ndërtimit të një përgjigjeje evropiane ndaj sfidave të diversitetit fetar. 

Diversiteti fetar paraqet një sfidë në rritje për shoqërinë Evropiane, duke rezultuar në një nevojë të shtuar për mirëkuptim të ndërsjellë. Një infrastrukturë në studimet fetare do ta mbështesë këtë mirëkuptim përmes hulumtimit shkencor, me bindjen se dija është mjeti më i mirë për një përgjigje të përbashkët ndaj pikut në çështjet që lidhen me diversitetin fetar.

Përgatitje për një infrastrukturë të tillë evropiane janë bërë vite më parë përmes projektit ReIReS, i financuar gjithashtu nga Horizon 2020. Duke u mbështetur në këtë projekt, dymbëdhjetë institucione akademike nga dhjetë vende kanë bashkuar forcat në projektin RESILIENCE, i cili pati takimin fillestar të tij në 6/7 Shtator 2019 në Bolonjë.

RESILIENCE (REligious Studies Infrastructure: tooLs, Expert, conNections and CEnters) do t’i shërbejë komunitetit akademik në radhë të parë, dhe në të njëjtën kohë, me ndikimin e tij, do të shtrihet në mënyrë të konsiderueshme në komunitetin jo-akademik: ofron mjetet për një qasje inovative të studimeve fetare që mund të përdoret për të ndërtuar një përgjigje evropiane ndaj sfidës së diversitetit fetar.

Aktualisht, RESILIENCE është përqendruar në përgatitjen e një propozimi për një infrastrukturë kërkimore të qëndrueshme në studimet fetare. Propozimi do t’i paraqitet Forumit ESFRI në 5 maj 2020, me qëllim që të bëhet pjesë e Hartës së ESFRI 2021.

Prof. Dr. Kaliopi Naska, Historiane dhe Dekane e Fakultetit të Shkencave Shoqërore në Albanian University shprehet: “Hapësira shqiptare ka qenë historikisht mospërjashtuese ndaj diversitetit fetar duke fqinjësuar në harmoni gjuhët më të mëdha të besimit. RESILIENCE është mundësia më e mirë për të promovuar në shkallë botërore këto tradita, të cilat janë pjesë e historisë së zhvillimit progresiv të mendimit dhe kulturës njerëzore, në ngritjen e ndërtesës së ruajtjes dhe shpëtimit të trashëgimisë”.

Më shumë informacion në: www.resilience-ri.eu

One thought on “RESILIENCE”

Comments are closed.