Zhvillimi i Qëndrueshëm, Konferencë Studentore

Fakulteti i Shkencave të Aplikuara dhe Ekonomike “Albanian University”& Fakulteti i Ekonomisë, “Kolegji Universitar Qiriazi” organizon, konferencën e studentore me temë: “Zhvillimi i qëndrueshëm”
________________________________________________

Zhvillimi i qëndrueshëm është në gjendje të sigurojë “plotësimin e nevojave të gjeneratave të sotme pa prekur mundësinë e realizimit të nevojave të gjeneratave të ardhshme”.
Koncepti i qëndrueshmërisë, në këtë kuptim, lidhet me pajtueshmërinë midis zhvillimit të aktiviteteve ekonomike dhe ruajtjes së mjedisit. Mundësia e plotësimit të nevojave bazë sjell realizimin e zhvillimit ekonomik me objektiv kryesor respektin ndaj mjedisit, por në të njëjtën kohë bën të mundur që vendet më të pasura të përshtatin procese prodhimi dhe stile jete të pajtueshëm me kapacitetin e biosferës për të absorbuar efektet e aktiviteteve njerëzore dhe vendet në zhvillim të rriten në terma demografikë dhe ekonomikë me ritme të pajtueshme me ekosistemin.
Temat kryesore që do të trajtohen në konferencë janë:
• Financa për zhvillimin e qëndrueshëm
• Ekonomia e gjelbër
• Tregtia dhe zhvillimi i qëndrueshëm
• Turizmi i qëndrueshëm
• Qytetet e qëndrueshme
• Transporti i qëndrueshëm
• Prodhimi dhe konsumi i qëndrueshëm
• Zhvillimi industrial i qëndrueshëm
• Ndryshimet klimatike
• Kimikatet dhe mbeturinat
• Energjitë e rinovueshme
Konferenca zhvillomet më datë, 11 Maj 2018 , ora:14:00 – 16:00
Salla e Konferencave pranë “Albanian University”

 

Au & Qiriazi